intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Informacione Shkurt nga Intesa Sanpaolo Group në agjencitë e lajmeve

spacer
Intesa Sanpaolo deklaron mbulimin me 95 % në 2011 të instrumenteve të investimit afatmesëm - afatgjatë. Likuiditeti dhe financimet e Intesa Sanpaolo-s mund t’i tejkalojnë vështirësitë aktuale të tregut. Kryetari i Bordit Menaxhues të Intesa Sanpaolo deklaroi se Banka ka likuiditet të mjaftueshëm.
home

Intesa Sanpaolo deklaron mbulimin me 95 % në 2011 të instrumenteve të investimit afatmesëm  - afatgjatë
MILANO, 6 tetor (Reuters) – Banka Italiane Intesa Sanpaolo mbuloi 95 % të instrumenteve të saj të investimit në 2011, sipas të dhënave në datën 29 shtator, përmes depozitimit të  rreth 38 miliard eurove, të enjten u paraqit nje slajd në faqen e internetit te bankës.
Në mënyrë të veçantë 15,3 miliard euro u siguruan përmes financimit të tregut të shumicës, banka ka mbuluar më shumë se totali i të gjithë instrumenteve të investimit  afat-mesëm dhe afat gjatë të tregut të shumicës për vitin 2011, u paraqit në slajd.
Banka theksoi se mund t’ia dilte dhe pa angazhim në tregjet e shumicës gjatë këtij viti dhe vitit të ardshëm, edhe pse nuk është ky qëllimi i saj.
Slajdi – datë 6 tetor është pregatitur për konferencen e bankës “Bank of America-Merrill Lynch” që do të mbahet në Londër
(Raportuar nga Valentina Za - REUTERS)


Likuiditeti dhe financimet e Intesa Sanpaolo-s mund t’i tejkalojnë vështirësitë aktuale të tregut
MILANO, 5 Tetor (Reuters) – Banka më e madhe për shërbimet dhe produktet bankare për individë në Itali, Intesa Sanpaolo ka një situatë likuiditeti dhe investimesh që e lejojnë atë të tejkalojë vështirësitë aktuale të tregut, deklaroi ditën e mërkurë Kryetari i Këshillit Administratv të Bankës.
Andrea Beltratti deklaroi se duke qenë se raporti i kapitalit bazë është mbi 10 % banka nuk ka probleme me kapitalizimin pas zmadhimit të kapitalit me 5 miliard euro në fillim të këtij viti.
Raportoi për REUTERS: Gianluca Semeraro


DJ: Kryetari i Bordit Menaxhues te Intesa Sanpaolo deklaroi se Banka ka likuiditet te mjaftueshëm
MILANO (Dow Jones)-- Kryetari i Këshillit Administrativ  të Intesa Sanpaolo deklaroi të mërkurën se Banka ka likuiditet të mjaftueshëm duke larguar kështu shqetësimet për kapitalizim, raportoi shërbimi italian i lajmeve MF-Dow Jones.
Duke folur gjatë një prezantimi në Milano, Andrea Beltratti tha se kreditori me seli në Milano ka një raport të kapitalit bazë mbi 10% dhe nuk ka probleme me likuiditetin. Kur e pyetën për klasifikimin në rënie të Italisë nga Moody’s, Kryetari i Këshillit Administrativ të Intesa Sanpaolo deklaroi se klasifikimi në rënie është një zile alarmi.
Sabrina Cohen, Dow Jones Newswires

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML