|
Në cilat monedha mund të hapet një Llogari Kursimi ?
- LEK Lek
- EUR Euro
- USD Dollarë Amerikanë
- GDP Paund Britanik
|
A mund të kem një kartë debiti nëse hap një Llogari Kursimi ?
Kjo llogari është konceptuar vetëm si një mënyrë kursimi, prandaj si e tillë nuk mund të lidhet me një kartë debiti. Nëse dëshironi të keni një kartë debiti ne ju sugjerojmë të hapni për këtë qëllim edhe një Llogari Rrjedhëse.
Kur mund të përfitoj interes në Llogarinë e Kursimit ?
Interesi në Llogarinë e Kursimit, llogaritet mbi gjëndjen minimale mujore dhe kreditohet në llogari çdo fund muaji. Për më tepër informacion shiko normat e interesit të afishuara në Bankë ose këtu.
A mund të kryej pagesa me Llogarinë e Kursimit ?
Në Llogarinë e Kursimit ju mund të prisni transferta ose dërgesa të ndryshme nga të afërmit tuaj, por nuk mund të kryeni pagesa. Nëse dëshironi të kryeni pagesa ose transferta me jashtë atëhere do t’ju sugjeronim të hapnit edhe një Llogari Rrjedhëse.
A mund të hap një Llogari Kursimi në emrin tim dhe të ndonjë pjestari tjetër të familjes time? Nëse ‘po’, si do të jenë të drejtat tona në këtë llogari ?
Po. Llogaria e Kursimit mund të ketë një apo disa titullarë, të cilët duhet të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së saj. Të drejtat e tyre në llogari caktohen nga vetë mbajtësit e llogarisë dhe specifikohen në formën e aplikimit që firmoset në momentin e hapjes së llogarisë.
Paguaj ndonjë detyrim për hapjen e një Llogarie Kursimi ?
Hapja e një Llogarie Kursimi mund të bëhet në çdo moment pa paguar asnjë komision.
Çfarë dokumentash duhet të sjell për të hapur një Llogari Kursimi ?
Asgjë më shume sesa nje dokument identifikimi, si pasaportë të vleshme, ose letërnjoftim (dokument identifikimi).
Si mund të informohem për ecurinë e Llogarisë së Kursimit ?
Në çdo moment, ju mund të pajiseni me aktivitetin e llogarisë tuaj, për çdo periudhë që dëshironi.
Çfarë duhet të bëj për të hapur një Llogari Kursimi ?
Mjafton të paraqiteni pranë sporteleve të Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe personeli i shërbimit të klientelës do t’ju ofrojë një shërbim të shpejtë dhe të kualifikuar.
Si mund të kursej më mirë tek Intesa Sanpaolo Bank Albania?
Informohuni mbi Planin e ri të Kursimit në Bankën Intesa Sanpaolo Albania. |