Marrë nga Shtypi: Intesa Sanpaolo: Salza i drejtohet Presidentit të Shqipërisë, “do të rritemi”.
Torino, 16 tetor - “Grupi bankar Intesa Sanpaolo ka ndërmend të vazhdojë të operojë në Shqipëri”. Ka garantuar Enrico Salza, President i Këshillit Drejtues të Grupit, në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në Torino së bashku me drejtuesit e shoqatave të biznesit shqiptar dhe Piemontes.
Intesa Sanpaolo tashmë e pranishme në sektorin bankar shqiptar ku nëpërmjet blerjes së dy bankave të rëndësishme (BIA, Banca Italo Albanese dhe ABA, American Bank of Albania) ka krijuar bankën e dytë në vend të emërtuar Intesa Sanpaolo Bank Albania, dëshiron “të intensifikojë praninë - ka thënë Salza – për t’i shërbyer në mënyrën më të mirë klientelës vendase dhe Shqipërisë në tërësi, të vetëdijshëm që mënyra jonë ”për të operuar në tregun bankar” është konfirmuar e suksesshme, edhe në këtë kohë krize financiare. Një mënyrë kjo - ka përfunduar Salza – që është shfaqur themeltare për mbajtjen lart të besimit të aksionerëve, klientëve dhe punonjësve tanë.
Shqipëria, që njeh tek Italia partnerin e saj kryesor tregtar, siç ka theksuar edhe vetë presidenti Bamir Topi, dhe në Piemonte numëron rreth 2.200 biznese të vogla shqiptare, ka si qëllim zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me këtë krahinë. |