intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ABAflex
  • suporti
  • degët
Mirësevini në ABAflex
Logohu në ABAflex
Asistenca teknike
+355 4 2276222/3
Asistenca elektronike
helpdesk@intesasanpaolobank.al
 
 
 
produktet po ngarkohen

Marrë nga shtypi: Hedh poshtë parashikimet dhe konfirmon planet për të ardhmen

spacer
Intesa Sanpaolo SpA, banka me e madhe retail në Itali, hodhi poshtë, të premten, parashikimet e analistëve për fitimin neto në tremujorin e dytë si dhe konfirmoi parashikimet për të gjithë vitin.
home

Marrë nga shtypi: Hedh poshtë parashikimet dhe konfirmon planet për të ardhmen

Përditësim 1 – Intesa Sanpaolo, fitimi i tremujorit të 2të hedh poshtë parashikimet
 
* Fitimi neto 513 mln euro kundrejt parashikimit mesatar prej 410 mln euro

* Konfirmohet parashikimi për fitimin neto në total për vitin

* Provigjonet dhe përshtatjet për kreditë e humbura 1.22 miliard euro T2

* Aksionet rritur me 3.4%

 
Milano, 28 gusht (Reuters) – Intesa Sanpaolo SpA, banka me e madhe retail në Itali, hodhi poshtë, të premten, parashikimet e analistëve për fitimin neto në tremujorin e dytë si dhe konfirmoi parashikimet për të gjithë vitin.
 
Aksionet e saj u rritën pas daljes së rezultateve me 3.4% në 3.085 euro, duke kaluar kështu edhe indeksin e bankave në DJ Stoxx dhe arritur një nivel të lartë vjetor prej 3.1375 euro.

Sipas njoftimit të bankës, fitimi neto ishte 513 mln euro. Ky rezultat superoi mesataren e parashikimit prej 419 mln euro që kishte dalë pas një sondazhi të Reuters me 10 analistë.

 
“Në kuadër të performancës së gjysëmvjetorë për vitin 2009, është e arsyeshme të konfirmojmë pritshmëritë për të ardhura neto të konsoliduara, jo më të ulta se sa ato që u shënuan gjatë vitit 2008,” shkruante banka.
 
Ashtu si me shumë banka të tjera europiane, fitimet nga tregtimet për rigjallërimin e tregjeve financiare ndihmuan rritjen e fitimeve neto edhe të Intesa Sanpaolos.
 
Fitimet nga tregtimet ishin 439 mln euro, thuajse sa dyfishi i nivelit që u shënua gjatë tremujorit të dytë të vitit të kaluar.
 
Konkurenti italian, UniCredit, gjithashtu raportoi rezultate më të mira se parashikimet për fitimin neto për të njëjtën periudhë, si pasojë e fitimeve nga tregtia.
 
Sipas të dhënave të Reuters, Intesa Sanpaolo paraqet një raport çmim/fitim prej 16.5, i cili është nën mesataren e sektorit prej 18.2.

(Raportoi Ian Simpson, Redaktoi David Holmes)

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act