intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • ebanking
  • Degët
  • Kontakt
  • ATM
Internet Banking
Logohu
Intesa Mobile
Më shumë
CALL CENTER
08006000
(Falas nga Albtelecom & Eagle)

+355 4 22 76 000/ 222/ 223
+ 355 (0) 692080903
produktet po ngarkohen

Na vizitoni dhe shijoni për herë të parë në Shqipëri shërbimin WiFi Falas @ Dega Qëndrore e Intesa Sanpaolo Bank Albania

spacer
WiFi Falas në të gjitha degët tona në Tiranë dhe Durrës, një dhuratë për vitin 2017!
home

NJOFTIM PER SHTYP


Na vizitoni dhe shijoni për herë të parë në Shqipëri shërbimin WiFi Falas @ Dega Qëndrore e Intesa Sanpaolo Bank Albania! 
WiFi Falas në të gjitha degët tona në Tiranë dhe Durrës, një dhuratë për vitin 2017!


Klientët tanë kanë një listë dëshirash dhe ne jemi këtu për t’i bërë ato realitet. Për herë të parë në Shqipëri ju mund të përdorni shërbimin e WiFi Falas në një bankë, në zyrat tona Qëndrore, në zonën e Private Banking, në degën tonë Qëndrore në bllok tërësisht të rinovuar, dhe brenda Janarit në të gjitha degët tona në Tiranë & Durrës.

 

Shërbimi “WiFi Falas, një bankë ku mund të lundrosh në internet në liri të plotë” i jep mundësinë klientëve tanë që të lidhen lehtësisht dhe në mënyrë konfidenciale me informacionet, aplikacionet dhe faqet e internetit që u interesojnë, pa nevojën e një fjalëkalimi,por thjesht vetëm duke u loguar përmes FB ose duke u “Regjistruar”. “Shërbimi ynë WiFi ofron një lundrim të sigurtë e të pa kufizuar në kohë apo trafik duke përjetuar të njëjtën ndjesi dhe pamje të shërbimit në çdo degë tonën pavarësisht nga pajisja që keni zgjedhur: celular, tablet ose laptop. Duke e konsideruar cdo pikë aksesi si një pikë-nisje, nëpërmjet portalit qëndror të mirëseardhjes kemi mundësuar një akses të shpejtë në të gjithë informacionin e Bankës në uebsajt dhe FB. 

 

Inovacioni, risitë, ideja e të qënit “inteligjent” në cdo gjë, kursimi i kohës dhe rritja e efikasitetit janë faktorët kryesor të investimit për përmirësimin e experiencës së klientëve. Dixhitalizimi i shërbimeve bankare përmes platformave “Intesa Mobile” dhe “Internet Banking”, dixhitalizimi i kanaleve të reklamimit përmes një prezence më të madhe në faqet më të klikuara, për rritjen e ndërveprimit me klientët dhe pikat e komunikimit përmes kanaleve të Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientët (e-mail, ATM & SMS), dhe faqeve tona në rrjetet sociale si FB, LinekdIn, kanalit në Youtube, janë të gjitha tashmë të aksesueshme në moment përmes shërbimit tonë të WiFi Falas.

 

“Ne duhet të jemi të lidhur - “Connected”! Si një nga nxitesit kryesorë të zhvillimit socio-ekonomik në vend, pjesëmarrës në garën e bizneseve që synon zhvillimin e një kulture “high-tech” në kompani, produkte & shërbime duke e transformuar edhe bankingun tradicional në dixhital, në vijim të rekordeve të shënuara në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve që mbërrijnë pritshmëritë më të larta të klientëve, ne jemi në vijën e parë për gjetjen e mënyrave inovative për ta bërë teknologjinë të punojë në të mirë dhe përfitim të klientëve tanë.
Prandaj investimet në lidhjen me internet Falas për një masë të gjerë ishin të domosdoshme dhe vërtetë të rëndësishme për të gjithë klientët dhe vizitorët e degëve tona. Njerëzit e kërkojnë shërbimin Wifi kudo ku shkojnë gjatë ditës së tyre. Duke qenë Banka e parë që ofron shërbim WiFi në ambientet e saj të punës dhe shërbimit, në gjithashtu synojmë të përshpejtojmë përdorimin e aplikacionit tonë Intesa Mobile & Internet Banking si dhe krijimin e sinergjive dhe familiarizimin e klientëve me prezencën tonë online në kanalet e FB, LinkedIn & Youtube, duke i mundësuar stafit të degëve të japë ndihmë në moment mbi përdorimin e tyre, duke fituar kohë dhe duke rritur njëherazi kënaqësinë e klientit përmes mënyrave të reja të bashkëveprimit me lehtësi dhe besim. Ne e konsiderojmë WiFi një celës nxitës për sjelljen e risive në mënyrën e shërbimit të klientëve. Avantazhi i të qënit i pari nuk është vetëm ideja e të qënit e para bankë në Shqipëri që ofron një shërbim të tillë- edhe pse kjo është e rëndësishme – është më tepër mundësia e zhvillimit të një modeli biznesi vërtetë inovativ bazuar në eksperiencën e dorës së parë të një bote tërësisht të re për t’u eksploruar.”– deklaroi Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania.

 

Vodafone Albania na ndihmon për të mundësuar këtë eksperiencë dhe lidhjet me WiFi në degët tona.
Kjo lidhje në rrjet e shoqëruar me lirinë e lundrimit dhe mundësinë e përdorimit në disa pajisje që operojnë njëkohësisht në të njëjtin rrjet pa sakrifikuar performancën edhe në ambiente me dendësi e kërkesë të lartë, i ofron përdoruesve një ekskperiencë të arrirë duke ndarë së bashku vizionin e lidhjes së kujtdo e çdo gjëje, kudo dhe mundëson eksperiencën më të mirë të mundshme.

 

isba_wifi ws

________________________

Intesa Sanpaolo Bank Albania, si një nga Bankat kryesore në vend, përmes një rrjeti prej 32 degësh në qytetet kryesore të vendit, u ofron klientëve individë, bizneseve të vogla, të mesme e korporatave zgjidhje të arsyeshme e të qëndrueshme, përmes shërbimeve e produkteve të saj specifike. Besimi, pro-aktiviteti, risia dhe thjeshtësia janë përcaktuese të marrëdhënieve afatgjata me klientët tanë.

 

Për informacione të mëtejshme:
Intesa Sanpaolo Bank Albania
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Marketingut & Komunikimit
+355 42 276113; 0686052519
corporate.communication@intesasanpaolobank.al
www.intesasanpaolobank.al

Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer

 

 

ispa_locator
 
 
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA ASD Politika e Privatësisë Kushtet e Përdorimit Patriot Act. Wolfsberg Group Questionnaire AML