|
Torino, Milano, 27 Tetor 2011 – Në vijim të vlerësimeve që paraqiti Autoriteti Bankar Europian - European Banking Authority (EBA), për nevojat e rikapitalizimit të bankave europiane, Intesa Sanpaolo njoftoi – me kërkesë të Consob – që Grupi nuk ka nevojë për shtim Kapitali.
Në qershor kapitail bazë i grupit ishte 10.2%. Kjo do të pësonte një ulje në rreth 10 % duke aplikuar për aktivet e ponderuara sipas riskut në të njëjtën ditë rritjen e parashikuar në dispozitat CRD3, sipas kërkesës së EBA.
Duke marrë në konsideratë zbutjen e kapitalit nga EBA ndaj ekspozimit të riskut të borxheve shtetërore të grupit në 30 qershor 2011 në bazë të çmimeve të tregut në 30 shtator 2011, përqindja e kapitalit bazë do të jetë rreth 9.2% - mbi nivelin minimal të vendosur 9%. Ky është një rezultat paraprak dhe tregues, i cili do të përditësohet duke marrë në konsideratë të dhënat financiare të periudhës në fund të shtatorit 2011 dhe do duhet të analizohet nga bankat dhe autoritetet mbikqyrëse!
Investor Relations Media Relations
+39.02.87943180 +39.02.87963531
investor.relations@intesasanpaolo.com stampa@intesasanpaolo.com
group.intesasanpaolo.com
|