intesa_logo
informohu
 
 
spacer
  • Internet
  • ATM
  • Degët
Mirësevini në Internet Banking
Logohu
 
produktet po ngarkohen

Partneritet i Ri për Transfertat e Shqiptarëve nga Jashtë Shqipërisë

spacer
Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Posta Shqiptare tashmë kanë konkretizuar një partneritet të ri për shërbimin e transfertave nga jashtë, drejt Shqipërisë.
home

Partneritet i Ri për Transfertat e Shqiptarëve nga Jashtë Shqipërisë

Tiranë, 16 nëntor 2007 - Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Posta Shqiptare tashmë kanë konkretizuar një partneritet të ri për shërbimin e transfertave nga jashtë, drejt Shqipërisë.

Tani BASH në bashkëpunim me 541 zyra të Postës Shqiptare mund t’i dërgojë paratë tuaja në çdo cep të Shqipërisë madje edhe në shtëpinë e marrësit.

Shërbimi mundëson dërgimin e parave në Shqipëri me një komision prej vetëm 6 euro. Ndërkohë, marrësi i fondeve nuk paguan asnjë komision shtesë. Paratë dërgohen mjaft shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Në këtë fazë të parë, mundësia e transferimit të fondeve është e vlefshme vetëm për shtetin fqinj të Greqisë, nga ku kushdo mund të dërgojë fonde duke u paraqitur në një prej 4 degëve të BASH-it në Greqi (konkretisht në Athinë, Selanik, Pire dhe Peristeri).

Nuk është e nevojshme të kesh llogari në Bankë për të përfituar nga ky shërbim. Marrësi ose përfituesi i fondeve mund që t’i tërheqë paratë e dërguesit në cilëndo 541 zyrave të Postës Shqiptare të shpërndara në të gjithë vendin, edhe atje ku BASH nuk është e pranishme.

Gjithashtu, dërguesi mund të zgjedhë t’ia dërgojë fondet marrësit edhe në adresën e tij/saj, pra në shtëpi apo zyrë. Kjo lehtësirë është me mjaft vlerë sidomos kur të afërmit e dërguesit (p.sh. prindërit) nuk mund të lëvizin aq kollaj për t’i tërhequr këto fonde.
Të gjitha Lajmet freccia_news

 

spacer
spacer
Të rejat e fundit
Kursi i Këmbimit
Normat e Interesit
© INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA Kushtet e Përdorimit Patriot Act Wolfsberg Group Questionnaire AML