Prezantimi i faqes së re
Tiranë, 24 qershor 2008 – Banka Amerikane e Shqipërisë prezantohet sot me faqen e saj të re. Kjo faqe ka për synim përmirësimin e kësaj hapësire virtuale, zgjerimin e informacionit rreth bankës dhe produkteve e shërbimeve që ne ofrojmë.
Përmbajtja dhe prezantimi i faqes është konceptuar plotësisht nga fillimi dhe është organizuar në një mënyrë që besojmë do përmbushë më mirë nevojat tuaja për informim. Faqja do të ofrojë gjithashtu mundësinë e informimit për zhvillimet dhe lajmet më të fundit me interes për ju.
Kjo faqe mbështetet në një sistem të ri për menaxhimin e të dhënave (CMS), gjë që lehtëson mjaft publikimin dhe përditësimin e informacionit që ne nxjerrim rregullisht, prandaj ju ftojmë të na vizitoni më shpesh. |