|
Përse duhet të zgjedh këtë bankë për të kryer një transfertë ?
Kur transferoni fonde nëpërmjet bankës tonë ju keni këto avantazhe:
Në cilat monedha banka kryen transferta ?
Me bankën tonë ju mund të kryeni transferta në monedhat e mëposhtme:
-
LEK Lek
-
USD Dollarë Amerikanë
-
EUR Euro
-
GBP Paund Britanik
-
CHF Franga Zviceriane
|
A duhet të jem klient i bankës ?
Jo, ne pranojmë të kryejmë transferta edhe nëse ju nuk keni llogari me ne.
Çfarë të dhënash duhen për të kryer një transfertë ?
Për të kryer një transfertë në një bankë tjetër, ju duhet që të dispononi këtë informacion:
Nëse dëshironi të kryeni një transfertë në një llogari tjetër pranë bankës tonë, ju duhet të dini emrin e përfituesit, numrin e tyre të llogarisë ose
kodin IBAN.
Çfarë të dhënash duhen për të marrë një transfertë ?
Nëse ju interesoheni për të përfituar një transfertë të nisur nga një bankë tjetër, ju duhet t’i siguroni dërguesit të fondeve informacionin që vijon:
-
Emri juaj (siç është i regjistruar në të dhënat e bankës nëse jeni klient)
-
Numri juaj i llogarisë / IBAN, ose (nëse nuk keni një llogari me ne), numrin tuaj të pasaportës (ose letërnjoftimit)
-
Emrin dhe adresën e Intesa Sanpaolo Bank Albania
-
Kodin SWIFT të Intesa Sanpaolo Bank Albania
-
Si dhe bankat korrespondente për monedhën që do të kryhet pagesa.
|
Kodin e SWIFT-it për çdo degë të Intesa Sanpaolo Bank Albania, si dhe listën e bankave korrespondente për çdo monedhë, e gjeni në faqen tonë ose pranë çdo dege.
Si mund të urdhëroj transferta nëse nuk paraqitem në bankë ?
Banka ju krijon mundësinë të kryeni transferta, pa qenë e nevojshme të vini në bankë, duke ju ofruar shërbimin e Bankës nëpërmjet Internetit - ABAflex. Nëse abonoheni në ABAflex ju mund të urdhëroni transferta në komfortin e zyrës apo shtëpisë tuaj në çdo kohë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Nëse dua të transferoj para jashtë Shqipërisë, sa kohë do të duhet që fondet të jenë në llogarinë e përfituesit ?
Banka kryen pagesa me jashtë dhe fondet bëhen të vlefshme në llogarinë e përfituesit normalisht pas dy ditësh pune nga data e marrjes së urdhërit nga banka jonë. Përjashtime ka kur pagesa nuk i nënshtrohet proçedurës normale për arsye të ndryshme si p.sh. mungesë dhe/ose informacion i pasaktë, etj.
Po transfertat për kompanitë ?
Për kompanitë banka ofron edhe mundësinë e transferimit të fondeve në mënyrë më të shpejtë se datë-valuta normale, kundrejt një komisioni shtesë.
Çfarë dokumentesh duhen për transferta për veprime tregtare (për mallrat) ?
-
Kërkesë Transferta
-
Faturë pro-formë ose faturë malli
-
Akti i zhdoganimit të mallit
|
Çfarë dokumentesh duhen për veprime tregtare (për shërbimet) ?
- Kërkesë Transferta
- Faturë dhe/ose kontratë (marrëveshja përkatëse)
|
Çfarë komisionesh aplikon banka për transfertat ?
Banka aplikon komision për transfertat me bankat e tjera, dhe nuk aplikon asnjë komision për transfertat brenda bankës në të gjitha degët e saj në Shqipëri.
Të gjitha komisionet për pagesat me bankat e tjera janë të publikuara në Kushtet e Punës të publikuara në çdo degë të bankës ose në faqen tonë në internet këtu.
A pajisem me ndonjë dokument që vërteton kryerjen e transfertës ?
Po, pasi të kryhet veprimi që ju keni urdhëruar, personeli i shërbimit ndaj klientit do t’ju pajisë me një vërtetim transferte i cili mbart të gjitha detajet e pagesës.
A
ka banka marrëveshje të veçanta për transferta ?
Po. Nëpërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania ju mund të dërgoni transferta me kosto të ulët dhe në kohë reale me një sërë institucionesh si dhe vendesh të ndryshme. Për detaje të mëtejshme ju lutem vizitoni një nga degët tona.
Cilat janë mundësitë që ofron banka për transfertat në degët e saj në Greqi ?
Banka ju mundëson transferim të fondeve me kosto minimale dhe në kohë reale, për çdo transfertë nga degët tonë në Shqipëri te ato në Greqi (Athinë, Selanik, Pire dhe Peristeri).
|