• No Suggestions Result

Magnifica

Më shumë se një zgjidhje e shkëlqyer!

I nderuar Klient Magnifica!

Mirësevini në Magnifica të Intesa Sanpaolo Bank Albania!  

Magnifica ofron nje shërbim bankar të personalizuar dhe profesional për Ju, klientë të rëndësishëm të Bankës! Menaxheri Juaj i Dedikuar i Marrëdhënies me Klientin do të kujdeset për Ju duke qenë gjithmonë në shërbimin tuaj, për t’ju ofruar konsulencë për investime, strategji financiare dhe asistencë për çdo nevojë!

Përfitimet tuaja nga një shërbim i dedikuar dhe profesional:

  • Përkujdesje dhe vëmendje e veçantë ndaj jush.
  • Disponueshmëri për t’ju mbështetur plotësisht në kërkesat tuaja financiare.
  • Financime të projekteve tuaja individuale.
  • Menaxhimi i transaksioneve tuaja ditore.

Ju do të njoftoheni rregullisht mbi produket e reja që Banka jonë do të prezantojë, duke ju mbështetur dhe ofruar përzgjedhjen e duhur për të përmbushur kërkesat tuaja financiare.

Magnifica: Produkte dhe Shërbime

  • Kredi Hipotekore

Intesa Sanpaolo Bank Albania është partneri juaj në çdo hap, duke mbështetur investimet tuaja me kushte preferenciale dhe shumë konkurruese në treg! Ne ju ofrojmë kredi hipotekore për shtëpi, kredi për rifinancim, kredi për hapësira jo residenciale, kredi hipotekore për çdo qëllim nëpërmjet një oferte transparente në LEK dhe EUR!

  • Kredi Personale për çdo qëllim

Kredia Personale për çdo qëllim ju ofrohet deri në 2,200,000 LEK ose 18,000 EUR me interesa konkurruese ne treg. Kjo kredi është e personalizuar dhe e përshtatur plotësisht me planet tuaja paguese si dhe me këste fikse mujore. Përdoret për çdo qëllim, me pjesëmarrje 100% të bankës në financim, pa kolateral apo garanci.

  • Qira Financiare: AUTO leasing

AUTO Leasing është zgjidhja ideale për makinë të re ose të përdorur!

  1. Zgjidh lirisht automjetin dhe furnitorin: Përzgjidh mes furnitorëve të autorizuar dhe merr ofertat më të mira!
  2. Investimi është i sigurt: I mbrojtur përmes policave të sigurimit: TPL & CASCO.
  3. E personalizuar: Kushtet e Qirasë Financiare përshtaten me aftësinë paguese.
  4. Banka blen automjetin: Maksimumi i financimit: 85% e vlerës së automjetit.
  5. Transparencë: Të gjitha kostot deklarohen në momentin e fillimit të marrëveshjes.
  • Karta e debitit Mastercard Gold

Karta Mastercard Gold është krijuar eksklusivisht për klientët e privilegjuar të Bankës. Kjo kartë ofrohet në Euro, ofron limite të larta përdorimi, paketë sigurimi në udhëtim me mbulim deri në 100,000 EUR, e përshtatshme për klientët që udhëtojnë shpesh. Mastercard Gold ju shërben në çdo moment pa pasur nevojë të mbani sasi të mëdha parash me vete duke mbuluar kërkesat tuaja personale.

  1. Limiti ditor i tërheqjes cash: 1,000 EUR
  2. Limiti ditor i shpenzimeve: 7,500 EUR
  3. Karta Mastercard Gold mund të lidhet me një linjë overdrafti deri në 2,500 EUR
  • Kartë Krediti Mastercard

Karta e kreditit e Intesa Sanpaolo Bank Albania është një Kartë e cila ju ofrohet në monedhën vendase LEK. Ajo mund të përdoret për të realizuar pagesa ose për tërheqje parash brenda dhe jashtë vendit kudo ku shfaqet logo Mastercard. Nëpërmjet saj, Ju mund të kryeni pagesa në çdo POS & Internet FALAS!

  1. 0% Interes: Në rast pagese të plotë të faturave mujore.
  2. Pa Kontakt: Kohë e kursyer përmes pagesave të shpejta dhe të sigurta Contactless.
  3. Bli tani & Paguaj më vonë! Blerjet apo tërheqjet e bëra gjatë muajit paguhen në muajin tjetër.
  • Kartat e debitit Visa Classic / Mastercard Standard

Karta unike! Kartat e debitit Visa Classic në Dollar (USD) dhe Mastercard Standard në Euro janë ideale për blerjet tuaja në Internet (online) duke shmangur kostot e këmbimeve valutore.

  • Karta e debitit Visa Inspire

Karta e debitit Visa Inspire ofrohet në Lekë. Ideale për blerje në çdo POS në Shqipëri pa komision. Me këtë kartë ju mund të tërhiqni cash pa komision në të githa ATM-të e Intesa Sanpaolo Group në Itali, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Slovaki, Sloveni, Rumani, Hungari, Egjipt, Ukrainë, Rusi.

  • Menaxhim fondesh – Depozita

Për klientët Magnifica, Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron depozita të ndryshme me afat dhe me norma interesi konkurruese në treg. 

Gjithashtu nëpërmjet Magnifica Intesa Sanpaolo Bank, ju ofrojmë zgjidhje të tjera investimesh, si: llogari kursimi, bono thesari, obligacione etj.

  • Kurse këmbimi preferenciale

Klientët Magnifica përfitojnë kurse këmbimi preferenciale. Këto transaksione ekzekutohen në monedhën shqiptare dhe monedhat e tjera të shportës së valutave kryesore rajonale dhe ndërkombëtare (LEK, EURO, USD, GBP, CHF).

  • Digital Banking

Digital Banking ofrohet falas. Veprime bankare të shpejta, pa qenë e nevojshme të vini në bankë. Ju mund të kryeni transferta bankare, tërheqje në ATM pa përdorur kartën, të krijoni karta virtuale të sigurta, të paguani dikë brenda dhe jashtë vendit apo dhe të kurseni fonde me kalim direkt nga llogaria juaj. Digital Banking po zhvillon dhe funksionalitete të reja të cilat kanë si qëllim ofrimin e shërbimeve bankare inovatore kudo që jeni.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën më të mirë për ty

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0