Regjistrimi i Furnitorëve

Thirrje e hapur

Prokurimet dhe Blerjet

Një mundësi për të gjithë

Prokurimi i Intesa Sanpaolo Bank Albania është i hapur për një gamë të gjerë furnitorësh. Ne u japim mundësinë të gjithe atyre që nuk janë ende partner biznesi dhe kanë dëshirën të punojnë me Intesa Sanpaolo Bank Albania në të ardhmen. Për ata ekzistues, është një sfidë që të vazhdojnë të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dhe produkteve, në mënyrë që të jenë një partner i vlefshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania në të ardhmen. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka pritshmërinë që partnerët të jenë fleksibël, proaktivë dhe të kenë një qasje miqësore dhe me eficencë të lartë.

 

Ndershmëri dhe Transparencë

Qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, Intesa Sanpaolo Bank Albania nuk pranon ose kërkon asnjëherë dhurata, komisione, para, transferta, ture, pjesëmarrje në aktivitete rekreative dhe argëtuese ose objekte që mund të quhen si korrupsion. Punonjësit e Intesa Sanpaolo Bank Albania nuk kanë interes material direkt ose jo me furnitorët. Intesa Sanpaolo Bank Albania e quan transparencën dhe ndershmërinë si vlerat parësore në procesin e tenderit.

 

Bashkëpunim Afatgjatë

Intesa Sanpaolo Bank Albania është e interesuar në ndërtimin e marrëdhënieve jetëgjata të biznesit të bazuara në çmimet e hapura në mënyrë që të arrijë kushtet më të favorshme të furnizimit.

Të rëndësishme

POLITIKA PER SINJALIZIMIN E SHKELJEVE

Në rast se gjatë procedurës së përzgjedhjes / prokurimit ose gjatë zbatimit të Kontratës, Partneri dyshon se ndonjë klient ose ndonjë palë tjetër e lidhur me Klientin në lidhje me këtë Kontrate ose në ndonjë mënyrë ka shkelur ligjet e Konsumatorit ose rregulloret e brendshme (p.sh. keqpërdorimi i informatave të biznesit, mashtrimi, zhvatja, defektimi, ryshfeti), partneri ka mundësinë të kontaktojë ISBA-n me e-mail në: complain@intesasanpaolobank.al me sugjerimin për të hetuar çështjen.

MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE

*Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a në cilësinë e operatorit të të dhënave, ju informon se përpunimi i të dhënave tuaja personale bëhet në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit nr. 124/2024 dhe aktet nënligjore në zbatim të tij*.

Nën informacion:

*Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a përpunon të dhënat personale të transmetuara nga furnitorët, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale*.

REGJISTRIMI I FURNITOREVE

Merrni një shans dhe regjistrohuni për të qenë pjesë e bazës së të dhënave për furnitorët potencialë të Intesa Sanpaolo Bank Albania nëpërmjet plotësimit të Formularit të Regjistrimit të Furnitorëve (Shkarko më poshtë në Excel) dhe dërgojeni me e-mail në: procurement@intesasanpaolobank.al

d

Formulari i Regjistrimit të Furnitorëve

Ju lutem plotësoni formën në excel dhe dërgojeni me e-mail në:
procurement@intesasanpaolobank.al

Informacion

Intesa Sanpaolo Bank Albania sh. a. është e autorizuar të procesojë të dhënat personale të furnitorëve dhe punonjësve të tyre të dërguara nga furnitorët, edhe pa pëlqimin e qartë të personit.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0