Misioni dhe Vlerat
Ne, njerëzit e Intesa Sanpaolo:
Besojmë
në integritetin dhe qëndrueshmërinë e veprimeve tona dhe të Bankës sonë.
Kujdesemi
për klientët tanë përmes përsosmërisë së produkteve, shërbimeve dhe sjelljes sonë.
Krijojmë vlerë dhe inovacion
për njerëzit, bizneset dhe komunitetet në të gjitha vendet dhe zonat ku operojmë.
Ndërtojmë një të ardhme
duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në favor të mjedisit, brezave të rinj dhe një shoqërie vërtet gjithëpërfshirëse.
Identiteti ynë është ndërtuar mbi vlera të forta dhe të përbashkëta:
Integritet
Ne i ndjekim qëllimet tona me ndershmëri, drejtësi dhe përgjegjësi, në respekt të plotë dhe të vërtetë të rregullave dhe etikës profesionale, si dhe në frymën e marrëveshjeve të nënshkruara.
Përsosmëri
Ne i kemi vënë vetes qëllimin e përmirësimit të vazhdueshëm, të menduarit përpara, të parashikuarit të sfidave dhe të nxitjes së kreativitetit që synon inovacionin, duke njohur dhe shpërblyer meritën.
Transparenca
Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë transparencën bazë të veprimeve, komunikimeve dhe kontratave tona, për t'u lejuar të gjithë atyre që kanë të bëjnë me ne të marrin vendime të informuara, të vetëdijshme dhe të pavarura.
Respekt për cilësitë specifike
Qëllimi ynë është të kombinojmë operacionet në shkallë të gjerë me rrënjë të thella lokale dhe të jemi një bankë me një vizion të gjerë, e cila i vë njerëzit dhe komunitetet në plan të parë.
Barazia, diversiteti dhe përfshirja
Shmangia e diskriminimit, respektimi i dallimeve gjinore, shprehje të identitetit gjinor, emocional-seksual, status martesor, moshë, etni, besim, përkatësi politike/sindikale, socio-ekonomike, kombësi, gjuhë, prejardhje kulturore, fizike/mendore ose karakteristika të tjera të një personi.
Dëgjimi dhe dialogu
Ne promovojmë një kulturë të dëgjimit aktiv dhe dialogut konstruktiv me palët e interesit, duke dëgjuar pritshmëritë e tyre me bindjen se komunikimi i hapur është një mjet për përmirësim të vazhdueshëm që mbështet rezultate të shkëlqyera dhe marrëdhënie të qëndrueshme.
Vlerat e individit
Vlera e secilit person të vetëm është një udhëzues për mënyrën tonë të veprimit: dëgjimi dhe dialogu si mjete për të përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet. Ne kujdesemi për shëndetin/sigurinë e njerëzve për të ofruar një përvojë profesionale që respekton mirëqenien fizike/psikologjike.
Mbrojtja e mjedisit
Ne promovojmë përdorimin efikas dhe të vetëdijshëm të të gjitha burimeve, duke shmangur shpërdorimin dhe duke favorizuar zgjedhjet e qëndrueshme me kalimin e kohës. Ne jemi të përkushtuar për të luftuar ndryshimet klimatike, për të mbrojtur natyrën/biodiversitetin dhe për të mbështetur kalimin në një ekonomi të qëndrueshme, të gjelbër dhe qarkulluese.
Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Historia
Intesa Sanpaolo Bank Albania lindi në vitin 2008 nga bashkimi i dy Bankave të rëndësishme të vendit, Banca Italo-Albanese (themeluar në 1993) dhe Bankës Amerikane të Shqipërisë (themeluar në 1998), të dyja të blera nga Grupi Intesa Sanpaolo.
Në vitin 2017, Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Çmimet
2025
- BEST ESG BANK ALBANIA 2025 - GLOBAL BANKING & FINANCE
- BEST PRIVATE WEALTH MANAGEMENT ALBANIA 2025 - GLOBAL BANKING & FINANCE
2024
- BEST BANK IN ALBANIA 2024 - CFI.CO (Capital Finance International)
- BEST RENEWABLE ENERGY FINANCING ALBANIA - GLOBAL BANKING & FINANCE
- BEST BANK FOR SUSTAINABLE DEVELOPMENT ALBANIA - GLOBAL BANKING & FINANCE
2023
- MOST INNOVATIVE MOBILE BANKING APP ALBANIA 2023 - GLOBAL BANKING & FINANCE
2022
- BEST DIGITAL BANK IN ALBANIA - GLOBAL BANKING & FINANCE
2021
- BEST CSR BANK IN ALBANIA - GLOBAL BANKING & FINANCE
2020
- BEST DIGITAL BANK ALBANIA – GLOBAL BANKING & FINANCE
- MOST INOVATIVE DIGITAL BRANCH IN ALBANIA – GLOBAL BANKING & FINANCE
- BEST BANKING & FINANCIAL SERVICES PROVIDER 2020 IN ALBANIA – GLOBAL EXCELLENCE AWARDS
- BEST CEO IN ALBANIA’S BANKING INDUSTRY - BUSINESS WOLRDWIDE
- MOST INNOVATIVE CEO OF THE YEAR IN ALBANIA - BUSINESS WOLRDWIDE
- BANKING CEO OF THE YEAR IN ALBANIA – INTERNATIONAL BUSINESS MAGAZINE
- BEST PRIVATE BANK IN ALBANIA – INTERNATIONAL BUSINESS MAGAZINE
- CORPORATE BANK OF THE YEAR IN ALBANIA – CORPORATE INTL
2019
- BEST DIGITAL BANK ALBANIA – GLOBAL BANKING & FINANCE
- BEST BANK GOVERNANCE ALBANIA – CFI.CO
- SUPERBRANDS ALBANIA – SUPERBRANDS
2018
- BEST BANK GOVERNANCE ALBANIA – CFI.CO
2014
- THE BEST EMERGING MARKETS BANK IN ALBANIA – GLOBAL BANKING & FINANCE
2007
- BANK OF THE YEAR 2007 - THE BANKER