Produkt ESG

TE RINJTE NE BIZNES

Avantazhet

Mundësi për zhvillim biznesi

Mundësi për të rinjtë që të fillojnë apo të zhvillojnë biznesin e tyre

Financime

Financime me kushte preferenciale

Mbështetje për të rinjtë

Mbështetje financiare dhe me njohuri për të rinjtë deri në 35 vjeç

Kreditë për sipërmarrësit e rinj bazohen në një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila synon të promovojë dhe mbështesë sipërmarrjen e sipërmarrësve të rinj deri në moshën 35 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Ky program synon:
•    Rritjen e aksesit të sipërmarrësve të rinj në financa dhe aftësi për t'i ndihmuar ata të nisin biznesin e tyre apo dhe zhvilluar më tej atë.
•    Promovimi i sipërmarrjes së të rinjve dhe pjesëmarrjes së të rinjve në ekonomi për t'i hapur rrugën një brezi të ri biznesesh.
•    Kombinimi i mjeteve financiare dhe jo-financiare për të forcuar potencialin e rritjes së sipërmarrësve të rinj dhe për t'i bërë ata klientë bankar tërheqës.  

 

Përse të zgjedhësh këtë produkt?

• Jep mundësi rritje biznesi për të rinjtë.
• Deri në 20,000 Euro nuk kërkohet kolateral. Për kredi mbi këtë shumë, sërish do të ketë lehtësira në kërkesat e bankës për mbulimin me kolateral.
• Periudhë e shpejtë aprovimi.
• Periudhë mospagimi deri në 12 muaj.
• Çmime preferenciale.
 

Kredi për Investime

Për të financuar zgjerimin ose përmirësimin e një aktiviteti biznesi ose për të filluar një projekt të ri biznesi. Kjo kredi mund të mbulojë shpenzimet kapitale, blerjen, zhvillimin e pronës, përmirësimin e teknologjisë. Shuma maksimale deri në 100.000 Euro, me afat deri në 10 vite.

​​​​​​​Kapital Qarkullues

Financimi i nevojave operacionale të biznesit të kualifikuar në lidhje me rritjen e aktivitetit të tyre. Shuma maksimale 50.000 Euro, me afat deri në 4 vite.

Paradhënie Bankare (Overdraft)

Përmirësimi i likuiditetit të klientit, financimi i kapitalit qarkullues të përkohshëm, për investimin/et e kryera. Shuma maksimale 50.000 Euro, me afat deri në 10 vite në 12 muaj.

Informacion shtesë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0