Termat e Kredisë
• Maturimi deri në 15 vjet për kredi për investime.
• Maturimi deri në 4 vjet për kredi për kapital pune.
• Shuma maksimale e kredisë për kredi investimi: 500,000 Euro.
• Shuma maksimale e kredisë për kredi për kapital pune: 300,000 Euro.
• Valuta në LEK & EUR.
• Garancia: E njëjta paketë kolaterali si në bankën tjetër, jo më pak se 120% e vlerës së kredisë (kredi per investime).
• Me të paktën 12 muaj histori kredie për linjën e kredisë që do të rifinancohet në banka të tjera dhe institucione mikrofinancimi.
• Nuk aplikohet komision administrimi për vlerën e rifinancuar.
Normat e interesit në EUR
Norma fikse e interesit për kreditë për kapital pune gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë. Për kreditë për investime, norma fikse e interesit aplikohet për dy vitet e para, ndërsa pas kësaj periudhe, aplikohet norma variabël e interest: Euribor 1 vjeçare + 2.5%
Normat e interesit në LEK
Norma fikse e interesit për kreditë për kapital pune gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë. Për kreditë për investime, norma fikse e interesit aplikohet për dy vitet e para, ndërsa pas kësaj periudhe, aplikohet norma variabël e interesit: Bono Thesari 1 vjeçare + 2.5%
Dokumentacioni bazë
- Dokumentet ligjore të veprimtarisë së biznesit.
- Pasqyrat financiare.
- Dokumentet e kolateralit.
- Nxjerrje Pasqyre Llogarie nga bankat ku ka kredi për periudhën e 12 muajve të fundit.
- Klauzolë Pëlqimi Paraprak të firmosur nga subjekti, për të kontrolluar në rregjistrin e kredive të Bankës së Shqipërisë.