• No Suggestions Result

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA BUSINESS AWARDS

DEDIKUAR PËRSOSMËRISË SË BIZNESIT SHQIPTAR

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, në vitin e saj të 15 -të të prezencës së suksesshme në Shqipëri, po prezanton iniciativën Intesa Sanpaolo Bank Awards Albania, dedikuar sipërmarrjeve shqiptare. Në edicionin e saj të parë, kjo iniciativë, do të përqëndrohet në segmentet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe bizneseve të vogla (SB) për të nxjerrë në pah rëndësinë e tyre në zhvillimin e ekonomisë lokale. Një juri e veçantë, e cila përbëhet nga ekspertë të fushës, që vijnë nga Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe bashkëpunëtorë të jashtëm, është krijuar për secilën kategori.

*Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në datën 25 maj 2023

Inovacion / Teknologji

Inovacion / Teknologji

Kompanitë e nominuara (shortlisted) në kategorinë e Inovacionit dhe Teknologjisë:

Biznesi i Vogël (SB)

  1. Futur Plast Shpk
  2. Jon & AR Shpk
  3. DCA Shpk
  4. Klinika Mjekësore Amavita
  5. Pirro Shpk
  6. Alsi &Co Shpk

Ndërmarrje e vogël dhe e mesme (SME)

  1. Lekli
  2. Ka Trading
  3. Capital Resources
  4. CCALB

Fitues Kategoria Inovacion

Ka-Trading ka më shumë se 15 vjet përvojë në ofrimin e produkteve për Incontinencen dhe Kujdesin e Higjienës. Ka nisur aktivitetin në vitin 2007 me qëllim që t’i ofrojë tregut shqiptar produkte të cilësisë së lartë. Është nisur aktiviteti si një kompani vendase dhe falë vizionit dhe përkushtimit, tashmë janë një kompani me treg ndërkombëtar. Vlerat bazohen në teknologjinë bashkëkohore, cilësinë e shkëlqyer të produkteve dhe stafin me përvojë dhe të përkushtuar. Produktet janë të shpërndara në tregjet e Kosovës, Maqedonisë se Veriut, Serbisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë dhe jo vetëm. Ka-Trading e konsideron Cilësinë dhe Sigurinë e produkteve si një punë në progres, ku ka gjithmonë vend për përmirësim. Markat SENIOR PROTECTOR, PAD PROTECTOR dhe O' mild janë krijuar për t'u ofruar klientëve Cilësi dhe Rehati.  Më shumë se 20 klientë i kanë besuar Ka – TRADING, Cilësinë e Emrit të Tyre. 

SË  BASHKU ME JETEN 

Turizëm

Turizëm

Kompanitë e nominuara (shortlisted) në kategorinë e Turizmit:

Biznesi i Vogël (SB)

  1. Hotel Anna Ksmail
  2. Kantina Nurellari
  3. Agro Gjepali Shpk
  4. Hotel Demi Shpk
  5. Edmond Obzova PF 
  6. Eduart Kasaj PF

Ndërmarrje e vogël dhe mesme (SME) 

  1. E& F Construction shpk
  2. AD Pascucci / Villa Pascucci
  3. Altin Prenga (Mrizi I Zanave)

Fitues Kategoria Turizëm

Aktiviteti i kompanisë  E&F Construction konsiston në ndërtimin dhe operimin e Hotelit Elite Bay në zonen e Gjirit të Lalzit. Hoteli është në veprimtari që nga 2022 me nje kapacitet prej 37 dhomash. Ndërtimi i hotelit është kategorizuar si një investim strategjik në zonën e Gjirit të Lalzit për zhvillimin e sektorit prioritar të turizmit. Hoteli ofron shërbime të Bar-Restorant organizim eventesh dhe pishinë në një koncept modern me dhoma që aksesojnë në mënyrë direkte daljen në pishinë. Ai është i kategorisë 4 Yje dhe i pozicionuar në një zonë te gjelbëruar nga kurora pishash dhe në afërsi me detin. Ndër shërbimet e ofruara janë: Organizim eventesh, Shërbime ushqimore, Aktivitete në natyrë dhe  shërbime shtesë si transporti.

Agro-Biznes

Agro-Biznes

Kompanitë e nominuara (short-listed) në kategorinë e Agro-Biznesit:

Biznesi i Vogël (SB) & Ndërmarrje e vogël dhe e mesme (SME)

  1. Kantina Nurellari
  2. Argent Daci PF
  3. Kelvis 2013 Shpk
  4. Agro Gjepali Shpk
  5. Blerina Troci PF
  6. Sed Borsh
  7. Dyli Eksport
  8. Tris Alb 

Fitues Kategoria Agrobiznes

Kompania DACI-AL i ka fillimet në vitin 2010, si një subjekt i vogël tregtar me 2 të punësuar me aktivitet kryesor “Tregti mishi i freskët”. Me shumë këmbëngulje filluan të zgjeronin tregun duke kryer edhe shërbimin e shpërndarjes së mishit të freskët në dyqane mishi dhe restorante. Cilësia e produktit  dhe shërbimi cilësor kanë udhëhequr në çdo kohë strategjinë e DACI-AL dhe si pasojë e rritjes së vazhdueshme të kërkesës për produktet, në vitin 2016 kanë investuar duke ndërtuar një nga thertoret më bashkëkohore në Shqipëri. Ky investim shënon edhe momentin më të rëndësishëm në rrugëtimin kompanisë duke e shndërruar atë në një faktor të rëndësishëm në këtë industri. Me rritjen e tregut vit pas viti janë bërë edhe investime në përmirësimin e teknologjisë, mjete transporti, ndërtesa, impiante etj.  Struktura e shitjeve është e ndarë në 4 sektorë: Tregu me pakicë, tregu me shumicë, kontratat publike dhe sherbimet për të tretë.

ESG / Biznes i gjelbër/ Riciklim

ESG / Biznes i gjelbër/ Riciklim

Kompanitë e nominuara (shortlisted) në kategorinë ESG/ Biznesi i gjelbër / Riciklim:

Biznes i Vogël (SB)

  1. Alsi & Co Shpk
  2. Kelvis 2013 Shpk
  3. Futur Plast Shpk
  4. Dajana Shpk
  5. Dieta Shpk
  6. Laurus Shpk
  7. Floros Shpk

Ndërmarrje e vogël dhe e mesme (SME)

  1. INCA / AZ Group
  2. Seman Sunpower
  3. Euroelektra
  4. Ad Pascucci
  5. CCALB

Fitues Kategoria ESG

“Të shijosh kafen Pascucci, nuk është vetëm Kënaqësi, është Pasion”. Shoqëria “Ad Pascucci Caffe" Sh.p.k. është themeluar në vitin 2008 me qëllimin kryesor të prezantimit në tregun shqiptar të një nga produktet më të njohura dhe më prestigjoze italiane, kafenë Pascucci. Shoqëria me seli në Durrës aktualisht zotëron të drejtat ekskluzive të tregtimit në territorin Shqiptar dhe Ballkan të produkteve të markës italiane Pascucci. Ajo është pjesë e pandarë e historisë së shoqërisë “Caffe Pascucci Torrefazione” S.p.a. fillimet e të cilës datojnë në vitin 1883 kur Antonio Pascucci, pasardhës i endësve vendosi të merret me tregti të produkteve ushqimore, një nga të cilat ishte Kafeja e papjekur e importuar nga Anglia. Në 2006 Alberto Pascucci vlerësohet me çmim nga dhoma e tregtisë për arritjet e tij në ofrimin e produktit me cilësi të shkëlqyer. Në të njëjtin vit marka Pascucci prezantohet në tregun shqiptar. Adrian Bardhi i dedikohet plotësisht projektit “të prezantojë, njohë, shpërndajë markën Pascucci në vendin e tij”. Ai kthehet nga emigracioni me ide të reja, i frymëzuar nga eksperienca e punës me Alberton, me projektin që tashmë është pjesë e realitetit shqiptar prezenca e markës Pascucci.

Biznese të drejtuara nga gratë

Biznese të drejtuara nga gratë

Kompanitë e nominuara (shortlisted) në kategorinë Biznese të drejtuara nga gratë:

Biznesi i Vogël (SB)

  1. Blerina Troci PF
  2. Iceberg Communication Shpk
  3. Kantina Nurellari
  4. Art Dent
  5. Hotel Demi Sarandë

Ndërmarrje e vogël dhe e mesme (SME)

  1. Teuta Durres
  2. Mon Amour
  3. Albanian Herb

Fitues Kategoria "Gra në Biznes"

BLERINA DIET është kompani e themeluar në janar të vitit 2006. Kompania ofron këshillim ushqimor dhe dietologjie të bazuar në rekomandimet më të fundit shkencore, duke ofruar strategjinë dhe njohuritë e duhura për një ushqim të ekuilibruar dhe shëndet të mirë. Qëllimi i Blerina Diet është frymëzimi, edukimi dhe mbështetja për të përftuar një regjim ushqimor që plotëson nevojat për një shëndet të mirë fizik dhe mendor, në afat të gjatë kohor. Sipërmarrja e parë në Shqipëri dhe e vetmja në llojin e saj për rreth 10 vite, sot pas 17 vitesh vazhdojmë të jemi kompania lider në tregun Shqiptar për ofrim të shërbimit dietologjik dhe ushqim të shëndetshëm. Janë gjithmonë ne rritje, në përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve dhe produkteve që ofrojnë. Pas kaq vitesh pune të përkushtuar, numërojnë 35 vetë personel cilësor dhe të kualifikuar te cilët menaxhojnë 5 dege strategjike të biznesit: Zyra Dietologjike, Kuzhina, Restoranti, Shërbim shpërndarje dhe Ferma prodhuese.
 

Rezultatet më të mira financiare

Rezultatet më të mira financiare

Kompanitë e nominuara (shortlisted) në kategorinë e Bilancit:

Biznesi i Vogël (SB)

  1. AON Shpk
  2. Jon & AR Shpk
  3. DCA Shpk
  4. Lu AR Shpk
  5. Vet Hospital

Ndërmarrje e vogël dhe e mesme (SME)

  1. A Bi Esse shpk
  2. Grimer shpk
  3. Rozafa shpk
  4. AZA Elektroshtepiake shpk

Fitues Kategoria Bilanci (SB)

Jon & Ar shpk e themeluar në vitin 2007 është një kompani që operon në sektorin e shëndetësisë. Aktivitieti i Jon & Ar konsiston në klinikë mjekësore për të gjitha llojet e ekzaminimit, me emrin Klinika Diplomat, e specializuar për shërbime mjekësore si: Vizita kardiologjike; Imazheri e avancuar e vitit 2020; skaner pulmon, skaner të gjithë trupit; të gjitha ekzaminimet radiologjike; analiza biokimike, bakteriologjike; analiza Covid-19. Përgjatë viteve kompania i ka kushtuar një fokus të veçantë investimit në aparatura te teknologjisë së fjalës së fundit për pjesën e imazherisë dhe laboratorit. Mjeku kryesor është kardiologu Prof.Dr. Artan Goda. Ai është një nga mjekët kardiologë më të mirë në Shqipëri, me një përvojë të gjatë 35- vjeçare dhe me reputacion shumë të mirë në komunitet.

Fitues Kategoria Bilanci (SME)

Grimer është një nga prodhuesit kryesorë të gabioneve, rrethimeve dhe profileve per sistemin e thatë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Produktet e prodhuara nga GRIMER janë në përputhje me standardet Europiane  dhe menaxhimi i cilësisë, është aprovuar nga institucione të njohura ndërkombetare.  Grimer shpk disponon rreth 10,000m2 ambiente përpunuese. Teknologjia e prodhimit është moderne dhe sipas të gjitha rregullave të Komunitetit Europian. Linja e prodhimit te profileve për ndërtimin e sistemit të thatë në fabrikën Grimer është e pajisur me linjat më të reja në Evropë te prodhimit, të cilat integrojnë të gjitha në zhvillimet teknologjike të makinerive,automatizimit elektronik dhe në sistemet robotike. Gjatë eksperiencës në treg kanëi kuptuar se bashkëpunimet e sukseshme dhe afatgjata me klientët , kanë për bazë të tyre cilësinë. Grimer është kompani e certifikuar me Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas standarteve të EN ISO 9001:2015; – Sistemin e Menaxhimit të Shendetit dhe Sigurisë në Punë sipas standarteve të EN ISO 45001:2018; – Sistemin e Menaxhimit Mjedisor sipas standarteve ISO 14001:2015; – Aplikimi i një sistemi të integruar menaxhimi në përputhje me PAS 99:2012.

iii

Edicioni i parë


  • Përmirësim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME)
  • Njohja e m​​​​​odeleve më të mira të biznesit në vend 
  • Zhvillimi i mëtejshëm i sipërmarrjes
  • Juri me ekspertë të fushës për secilën kategori
  • 60 kompani pjesëmarëse
  • Vizibilitet në nivel kombëtar për kompanitë
Informacione Shtesë

Për çdo informacion shtesë, ju lutem kontaktoni:

ISBA_Awards@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0