Depozito në Bankomatet e Depozitimit për Biznese

Tani, ti ke mundësi të depozitosh para nëpërmjet bankomateve të depozitimit për bizneset të Intesa Sanpaolo Bank Albania duke përdorur një kartë depozitimi.

Ky shërbim do të ofrohet FALAS në Degët e mëposhtme:


  • Dega Ismail Qemali Tiranë, nga ora 8:30 deri në 18:00
  • Dega Durrës Piazza, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Elbasan, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Fier, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Rr. Barrikadave, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Durrës Stacioni i Trenit, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Rruga e Durrësit, Tiranë, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Vlorë Transballkanike, Vlorë nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Shkodër, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Laprakë Tiranë, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega TEG Tiranë, nga ora 8:30 deri në 16:30.
  • Dega Piramida Tiranë, orari 24/7.
  • Dega Brunes Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, nga ora 8:30 deri në 15:30.
atm business cash machine vivex

Mos humb më kohë!


Depozito para në “Business Cash Machine”

Je i lodhur duke pritur rradhët e gjata në degë?

Shmang rradhën duke depozituar para në kohë reale në llogarinë tënde të biznesit.

Intesa Sanpaolo Bank Albania duke patur në fokus përmirësimin e shërbimit, ofron shërbimin më të ri “depozitim në bankomatet për bizneset”

Çfarë hapash duhet të ndjek për të kryer depozitimin në Bankomatet e Depozitimit për Biznese në Intesa Sanpaolo Bank Albania?
Karta e Depozitimit
Vendos Kartën e Depozitimit me të cilën je pajisur nga Banka.
PIN
Zgjidh gjuhën e veprimit dhe vendos PIN-in.
Depozito
Zgjidh opsionin "Depozitim" dhe vendos kartëmonedhat horizontalisht.
Finalizo
Konfirmo shumën e numëruar nga Business Cash Machine dhe paratë e tua do të shtohen me sukses në llogarinë tënde të biznesit.

Kartmonedha


Depozito në monedhën Lekë dhe Euro.

Prerjet e Kartëmonedhave që pranohen në Bankomatet e Biznesit në LEK dhe EUR:

                LEK                EUR
                 200                     5
                 500                   10
              1,000                   20
              2,000                   50
              5,000                 100
                  200
                  500
atm-cash in
Ti mund të depozitosh çdo ditë në monedhën LEK ose EUR deri në:
  • LEK 1,200,000
  • EUR 10,000
Informacione të mëtejshme:
  • Paratë do të kesh mundësi t’i depozitosh në llogarinë rrjedhëse të lidhur me kartën tënde të depozitimit.
  • Kartëmonedhat duhet të vendosen në pozicionin horizontal, bashkë dhe pa renditje specifike.
  • Shuma maksimale ditore e lejuar për depozitim në këto makineri është 1.2 milion Lek ose ekuivalenti 10 mijë Euro.
  • Përkujdesu që të depozitosh kartëmonedha në gjendje të rregullt dhe të pa dëmtuar.
  • Bankomatet e biznesit nuk pranojnë monedha metalike ose kartëmonedha të tjera si USD, GBP etj.
  • Çdo kartëmonedhë e falsifikuar do të mbahet nga bankomati i biznesit dhe mesazhi përkatës do të shfaqet në ekranin e makinerisë.
  • Kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara do të mbahen nga bankomati i biznesit për hetime të mëtejshme.
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0