• No Suggestions Result

Open Banking

MENYRA E RE PER TE NDERVEPRUAR ME BANKEN

Me Open Banking mund të lidhësh sistemet e tua me ato të Intesa Sanpaolo Bank Albania përmes përdorimit të API që garantojnë një mënyrë operimi të drejtpërdrejtë dhe efikase.

Klientët tanë kanë mundësinë që të aksesojnë llogaritë e tyre që kanë me Bankën tonë duke përdorur shërbimet e ofruara nga TPP-të* Palët e Treta të licensuara përkatësisht nga Banka e Shqipërisë për të qenë pjesë e shërbimeve të hapura bankare.

*TPP (ang. Third Party Provider - Ofruesi i palës së tretë).

Rregullorja e re e PSD2 e BE-së si dhe legjislacioni Kombëtar tashmë u lejon TPP-ve të ofrojnë zgjidhje me vlerë të shtuar për klientët e bankës. TPP-të për të konsumuar API-t e ndërtuara në kuadër të legjislacionit në fuqi, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit në portalin tonë (test dhe live).

PORTALI I OPEN BANKING

Portali është krijuar për institucionet e Pagesave të cilat janë të licensuara për shërbimet e informacionit të llogarive dhe shërbimit të pagesave. 

  • Nëse keni një certificatë të vlefshme nga institucioni përkatës dhe jeni të licensuar sipas legjislacionit në fuqi, mund të regjistroheni në portal, ku do të mund të aksesoni të gjitha dokumentat e nevojshme si dhe mjedisin e testimit.
  • Nëse jeni në proces regjistrimi, ju lutem na kontaktoni për më tepër informacion.

Linku për në portal: isbd.openbanking.intesasanpaolo.com
Nëse ju nevojitet më tepër informacion, ose suport në lidhje me portalin, ju lutem dërgoni një email në: OpenBanking@intesasanpaolobank.al

Informacion shtesë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0