• No Suggestions Result

Depozito në Bankomatet e Depozitimit për Biznese

Tani, çdo Biznes i Vogël ka mundësi të depozitojë para nëpërmjet bankomateve të depozitimit për bizneset të Intesa Sanpaolo Bank Albania duke përdorur një kartë depozitimi.

Rrjeti i Bankomateve të Depozitimit për Bizneset

Ky shërbim do të ofrohet FALAS në Degët e mëposhtme:


  • Dega Ismail Qemali Tiranë, nga ora 8:30 deri në 18:00
  • Dega Durrës Piazza, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Elbasan, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Fier, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Rr. Barrikadave, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Durrës Stacioni i Trenit, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Shkodër, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega Laprakë Tiranë, nga ora 8:30 deri në 15:30.
  • Dega TEG Tiranë, nga ora 8:30 deri në 16:30.
atm business cash machine vivex

Mos humb më kohë!


Depozito para në “Business Cash Machine”

Je i lodhur duke pritur rradhët e gjata në degë?

Shmang rradhën duke depozituar para në kohë reale në llogarinë tënde të biznesit.

Intesa Sanpaolo Bank Albania duke patur në fokus përmirësimin e shërbimit, ofron shërbimin më të ri “depozitim në bankomatet për bizneset”

Çfarë hapash duhet të ndjek për të kryer depozitimin në Bankomatet e Depozitimit për Biznese në Intesa Sanpaolo Bank Albania?
Karta e Depozitimit
Vendos Kartën e Depozitimit me të cilën je pajisur nga Banka.
PIN
Zgjidh gjuhën e veprimit dhe vendos PIN-in.
Depozito
Zgjidh opsionin "Depozitim" dhe vendos kartmonedhat horizontalisht.
Finalizo
Konfirmo shumën e numëruar nga ATM -ja dhe paratë e tua do të shtohen me sukses në llogarinë tënde të biznesit.

Kartmonedha


Depozito në monedhën Lekë dhe Euro.

Prerjet e Kartëmonedhave që pranohen në Bankomatet e Biznesit në LEK dhe EUR:

                LEK                EUR
                 200                     5
                 500                   10
              1,000                   20
              2,000                   50
              5,000                 100
                  200
                  500
atm-cash in
Kryej veprime depozitimi brenda limiteve ditore:
  • LEK 1,200,000
  • EUR 10,000
Informacione të mëtejshme:
  • Paratë do të kesh mundësi t’i depozitosh në llogarinë rrjedhëse të lidhur me kartën tënde të depozitimit.
  • Kartëmonedhat duhet të vendosen në pozicionin horizontal, bashkë dhe pa renditje specifike.
  • Shuma maksimale ditore e lejuar për depozitim në këto makineri është 1.2 milion Lek ose ekuivalenti 10 mijë Euro.
  • Përkujdesu që të depozitosh kartëmonedha në gjendje të rregullt dhe të pa dëmtuar.
  • Bankomatet e biznesit nuk pranojnë monedha metalike ose kartëmonedha të tjera si USD, GBP etj.
  • Çdo kartëmonedhë e falsifikuar do të mbahet nga bankomati i biznesit dhe mesazhi përkatës do të shfaqet në ekranin e makinerisë.
  • Kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara do të mbahen nga bankomati i biznesit për hetime të mëtejshme.
Informacion shtesë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0