Avantazhet kryesore
Cilat janë të rejat e Digital Banking për biznese
Cilat janë të rejat e Digital Banking për biznese
Funksionet në detaje:
- mbaj në kontroll të plotë financat e biznesit, duke kontrolluar të gjitha transaksionet direkt nga faqja kryesore.
- kryej pagesa në disa hapa dhe të thjeshtë brenda vendit ose në të gjithë botën falë funksionit «Pagesa në monedha».
- Përfaqësuesi Ligjor i një kompanie ose përdoruesi me të drejta të plota (shpesh mund të jetë i njëjti person), mund t'i japë lehtësisht role dhe të drejta të ndryshme secilit përdorues në mënyrë që të ndajë menaxhimin e aktiviteteve të përditshme bankare.
- kartat e biznesit gjithmonë me ty: menaxhonji ato dhe kontrolloji të gjitha transaksionet bazuar në të drejtat e përcaktuara.
- brenda zonës së dedikuar "Dokumentet e Mia", mund shikosh të gjitha dokumentet dhe faturat e biznesit.
- siguria e biznesit është prioritet: të gjitha të dhënat në lidhje me përdoruesit dhe kodin PIN nuk ruhen në telefonin celular dhe pas tre përpjekjesh me një kod të gabuar PIN, hyrja në aplikacionin celular do të bllokohet.
Si të marrësh shërbimin Digital Banking?
Pagesat e e-faturave në Internet Banking
Për pagesat e e-faturave që do të kryhen brenda Bankës dhe brenda vendit, në menutë përkatëse të pagesës “Brenda Bankës”, “Pagesa jashtë Banke”, “Pagesë Fature Utilitare”, pas plotësimit të të gjitha detajeve të pagesës në seksionin “Detaje të Tjera” duhet gjithashtu të specifikohet nëse pagesa është: pagesë standarte apo pagesë e-fature.
Në rastin e pagesës së një fature të fiskalizuar me përzgjedhjen e opsionit “Single e-invoice payment (Pagesë e-fature)” do të duhet të vendoset njëkohësisht në fushën “ID e sistemit të jashtëm” edhe kodin NIVF”. Të gjitha pagesat e kësaj natyre, do të ekzekutohen vetëm në rast se (përveç verifikimeve të tjera standarde) nuk do të rezultojnë gabime validimi në kodin NIVF të hedhur në fushën e dedikuar.
Për pagesat e faturave të fiskalizuara mund të përdorni dhe funksionin “Bulk e-Invoice” nga menu “Pagesa Brenda Bankës” , “Pagesa jashtë Banke”, “Pagesë Fature Utilitare”.
Duke klikuar në shtojcat më poshtë mund të shkarkohen shembuj të gatshëm në format CSV dhe TXT:
Për udhëzime të detajuara mbi përdorimin e platformës Internet Banking për pagesat e faturave të fiskalizuara, ju lutem referoju “Manuali përdorimi - Internet Banking” që gjendet më poshtë.