Avantazhe & Përfitime
Mundësi të reja financimi për biznesin tënd
Në qoftë se je një biznes mikro, i vogël ose i mesëm apo një fermer i regjistruar dhe i pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit në sektorin e bujqësisë, financimi i duhur mund të bëjë diferencën mes planeve dhe rezultateve. Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ofron linja kredie të dedikuara me kushte të lehtësuara, mbështetje shtetërore dhe procese të thjeshtuara aplikimi.
Kush mund të aplikojë
- Biznese Mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të regjistruara në Shqipëri
- Fermerë dhe agrobiznese me NIPT aktiv.
- Subjekte që planifikojnë investime në teknologji, pajisje, prodhim, bujqësi dhe turizëm.
Produktet e financimit
Përfitimet kryesore:
- Target group: Bizneset Mikro, të Vogla dhe të Mesme (MSMEs) si dhe fermerët të cilët janë të regjistruar dhe të pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit.
- Kohëzgjata e kredisë: 3-10 vite
- Shuma maksimale për MSME (Nipt/NUIS): ALL 200,000,000
- IR: 2%
- Komision administrimi: 0.5%
- Monedha: LEK
- Lloji i financimit: Vetëm kredi me këste
- Komision parapagimi: 0%
- Qëllimi i kredisë: Investime në asete fikse dhe platforma teknologjike, të cilat synojnë rritjen e kapacitetit prodhues, përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe rritjen e eficiencës operacionale.
- Rifinancimi i kredisë: Lejohet vetëm rifinancimi i kredive të disbursuara nën programin e PFBVM-së
- Data e fundit e Disbursimeve: 20.12.2027
- Data e fundit e Aplikimeve: 20.11.2027
- Garancia shtetërore: mbulon deri në 70% të shumës së principalit të kredisë
- Periudha Grace (pa pagesë principali): nuk do të jetë më pak se 12 muaj, me përjashtim të rasteve kur Huamarrësi preferon një periudhë më të shkurtër
Përdorimi: investime në teknologji, pajisje, prodhim, bujqësi dhe turizëm
Shembuj përdorimi:
- Makineri dhe pajisje prodhuese: linja prodhimi, makineri CNC, pajisje ambalazhimi, frigoriferike dhe kontrolli cilësie.
- Digjitalizim i proceseve: ERP, software prodhimi dhe magazinimi, CRM, gjurmueshmëri, e-commerce, cloud dhe siguri kibernetike.
- Certifikime dhe standarde ndërkombëtare: HACCP, ISO, Global G.A.P., CE, pajisje laboratorike dhe sisteme të menaxhimit të cilësisë.
- Eficiencë energjetike dhe konkurrueshmëri e gjelbër: panele diellore për konsum vetjak, pajisje dhe motorë eficientë, sisteme ngrohje-ftohje dhe rikuperim energjie.
- Logjistikë, magazinim dhe infrastrukturë funksionale: magazina, dhoma frigoriferike, sisteme shpërndarjeje, automjete komerciale, pajisje ngritëse dhe automatizim depoje.
Afati i disbursimit të kredisë është deri në 20 Dhjetor 2027, ndaj të ftojmë të aplikosh brenda datës 20 nëntor 2027.
Si funksionon procesi i aplikimit?
- Këshillim paraprak
- Shpjegon nevojat e biznesit si dhe projektin e investimit.
- Dorëzimi i dokumentacionit
- Dokumente identifikimi, NIPT, vërtetim tatimor, pasqyrë llogarie 12-mujore, plan investimi dhe dokumentet shtesë sipas produktit. Asistenca teknike falas: shteti financon me grant ekspertë që të ndihmojnë me planin e biznesit dhe dokumentacionin e aplikimit.
- Vlerësimi dhe miratimi
- Analiza financiare dhe kur zbatohet, procedurat për garanci shtetërore. Banka vlerëson riskun, ndërsa Agjencia e Menaxhimit të Garancive (AMGKP) konfirmon mbulimin shtetëror deri në 70%.
- Disbursimi dhe ndjekja
- Shlyerje sipas kalendarit, periudha grace kur aplikohet, dhe mbështetje e vazhduar nga ekipi ynë.
Pse të zgjedhësh këtë financim
- Kredi me kushte të favorshme dhe interes fiks;
- Garanci shtetërore deri në 70% të principalit për sektore specifike si dhe per fermeret e pajisur me certifikaten e NIPT-it;
- Zgjidhje financimi për të investuar, modernizuar dhe zgjeruar aktivitetin tuaj;
- Proces aplikimi i thjeshtuar dhe vendimmarrje e shpejtë.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Ekstrakt i QKB/NIPT dhe dokument identifikimi i përfaqësuesit ligjor. Për fermeret kërkohet certificate regjistrimi (NIPT) dhe vërtetim për llojin e aktivitetit
- Pasqyrë llogarie bankare për 12 muajt e fundit
- Pasqyra financiare dhe/ose faturat pro-forma të investimit
- Plan investimi dhe burimet e financimit
- Vërtetim tatimor dhe vërtetim gjykate
- Dokumente shtesë specifike sipas produktit
Shënim: Banka mund të kërkojë dokumentacion shtesë në varësi të rastit dhe vlerësimit të riskut.