Kredia e butë për sektorin AGRO

Avantazhe & Përfitime

Investime

Zgjidhje për investime

Kushte të favorshme

Kredi me kushte të favorshme dhe interes fiks

Garanci Shtetërore

Garanci shtetërore për sektorin agro deri në 70% të principalit

Mundësi të reja financimi për biznesin tënd

Nëse je një biznes i vogël apo i mesëm që operon në sektorin e AGRO apo një fermer I regjistruar me NIPT, financimi i duhur mund të bëjë diferencën mes planeve dhe rezultateve. Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Ministrine e Financave ofron linja kredie të dedikuara me kushte të lehtësuara, mbështetje shtetërore.

Produktet e financimit

Garancia shtetërore - Kredi për Biznese Mikro, të vogla dhe të mesme (MSME-s) që operojnë në sektorin AGRO dhe fermerët e regjistruar.

Zgjidhja standarde për investime.

Përfitimet kryesore:

    • Target group: Bizneset Mikro, të Vogla dhe të Mesme (MSMEs) që operojnë në sektorin e bujqesisë, si dhe fermerët të cilet janë të regjistruar dhe të pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit.
    • Kohëzgjata e kredisë: 3-5 vite
    • Shuma maksimale për MSME (Nipt/NUIS) ALL 25,000,000
    • IR = 2%
    • Komision administrimi: 0.5%
    • Monedha: LEK
    • Lloji i financimit: Vetëm kredi me këste
    • Komision parapagimi 0%
    • Qellimi i kredisë: Investime në asete fikse dhe platforma teknologjike, të cilat shërbejnë për të rritur kapacitetin prodhues dhe/ose eficensën operacionale të tyre
    • Data e fundit e Disbursimeve: 20.12.2025
    • Data e fundit e Aplikimeve: 20.11.2025
    • Garancia mbulon deri në 70% të shumës së principalit të kredisë

 

Përdorimi: investime në asete fikse/teknologji

Shembuj përdorimi:

  • Investime në agroturizem dhe turizem rural.
  • Ndërtim, rindertim, zgjerim dhe modernizim i ndërtesave bujqësore/blegtorale duke përfshirë dhe pajisjet
  • Ndërtim dhe/ose rindërtim i serave duke përfshirë edhe instalimet/teknologjike
  • Infrastrukturë prodhimi, duke synuar shtimin e sipërfaqeve të fermës në prodhimin dhe përpunimin e fruta-perimeve, vreshtave etj, si edhe fermave në sektorin e qumështit dhe mishit.
Kush mund të aplikojë

Kush mund të aplikojë


  • Biznese Mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të regjistruara në Shqipëri që operojnë në sektorin AGRO.
  • Fermerë dhe agrobiznese me NIPT aktiv.
  • Subjekte që planifikojnë investime në asete fikse, teknologji, infrastruktura prodhimi.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Ekstrakt i QKB/NIPT dhe dokument identifikimi i përfaqësuesit ligjor. Për fermerët kërkohet certifikatë regjistrimi (NIPT) dhe vërtetim për llojin e aktivitetit
  • Pasqyrë llogarie bankare për 12 muajt e fundit
  • Pasqyra financiare dhe/ose faturat pro-forma të investimit
  • Plan investimi dhe burimet e financimit
  • Dokumente shtesë specifike sipas produktit

Shënim: Banka mund të kërkojë dokumentacion shtesë në varësi të rastit dhe vlerësimit të riskut.

Informacion shtesë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0