Avantazhe & Përfitime
Nëse je një biznes i vogël ose i mesëm, financimi i duhur mund të bëjë diferencën mes planeve dhe rezultateve.
Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron linja kredie të dedikuara me kushte të lehtësuara, mbështetje shtetërore dhe procese të thjeshtuara aplikimi.
Programi i Financimit për Bizneset Mikro, të Vogla dhe të Mesme
Zgjidhja standarde për investime.
Përfitimet kryesore:
- Shuma e kredisë: deri në 25,000,000 LEK
- Afati i shlyerjes: 3–5 vite
- Interes: fiks vetëm 3.4%
- Komision administrimi: 0%
Përdorimi: investime në asete fikse/teknologji
Shembuj përdorimi:
- Blerje makinerish dhe pajisjesh prodhimi.
- Automatizim procesesh, softuerë profesionalë, modernizim teknologjik.
Afati i disbursimit të kredisë deri në 20 dhjetor 2025.
Kush mund të aplikojë
- Biznese Mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të regjistruara në Shqipëri.
- Subjekte që planifikojnë investime në asete fikse, teknologji, infrastruktura prodhimi.
Dokumentacioni
- Ekstrakt i QKB/NIPT dhe dokument identifikimi i përfaqësuesit ligjor
- Pasqyrë llogarie bankare për 12 muajt e fundit
- Pasqyra financiare dhe/ose faturat pro-forma të investimit
- Plan investimi dhe burimet e financimit
- Dokumente shtesë specifike sipas produktit
Shënim: Banka mund të kërkojë dokumentacion shtesë në varësi të rastit dhe vlerësimit të riskut.