Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”

Financim me interes preferencial, i mbështetur nga Garancia Sovrane e Qeverisë Shqiptare

Avantazhe & Përfitime

Investime

Zgjidhje financimi për të investuar dhe modernizuar aktivitetin tënd

Kushte të favorshme

Kredi me kushte të favorshme dhe interes fiks

Garanci Shtetërore

Mbulim deri në 70% të shumës së principalit të kredisë

Mundësi të reja financimi për biznesin tënd

Në qoftë se je një biznes mikro, i vogël ose i mesëm apo një fermer i regjistruar dhe i pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit në sektorin e bujqësisë, financimi i duhur mund të bëjë diferencën mes planeve dhe rezultateve. Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ofron linja kredie të dedikuara me kushte të lehtësuara, mbështetje shtetërore dhe procese të thjeshtuara aplikimi.

Kush mund të aplikojë

Kush mund të aplikojë


  • Biznese Mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të regjistruara në Shqipëri
  • Fermerë dhe agrobiznese me NIPT aktiv.
  • Subjekte që planifikojnë investime në teknologji, pajisje, prodhim, bujqësi dhe turizëm.

Produktet e financimit

Përfitimet kryesore:

  • Target group: Bizneset Mikro, të Vogla dhe të Mesme (MSMEs) si dhe fermerët të cilët janë të regjistruar dhe të pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit.
  • Kohëzgjata e kredisë: 3-10 vite
  • Shuma maksimale për MSME (Nipt/NUIS): ALL 200,000,000
  • IR: 2%
  • Komision administrimi: 0.5%
  • Monedha: LEK
  • Lloji i financimit: Vetëm kredi me këste
  • Komision parapagimi: 0%
  • llimi i kredisë: Investime në asete fikse dhe platforma teknologjike, të cilat synojnë rritjen e kapacitetit prodhues, përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe rritjen e eficiencës operacionale.
  • Rifinancimi i kredisë: Lejohet vetëm rifinancimi i kredive të disbursuara nën programin e PFBVM-së
  • Data e fundit e Disbursimeve: 20.12.2027
  • Data e fundit e Aplikimeve: 20.11.2027
  • Garancia shtetërore: mbulon deri në 70% të shumës së principalit të kredisë 
  • Periudha Grace (pa pagesë principali): nuk do të jetë më pak se 12 muaj, me përjashtim të rasteve kur Huamarrësi preferon një periudhë më të shkurtër

Përdorimi: investime në teknologji, pajisje, prodhim, bujqësi dhe turizëm

Shembuj përdorimi:

  • Makineri dhe pajisje prodhuese: linja prodhimi, makineri CNC, pajisje ambalazhimi, frigoriferike dhe kontrolli cilësie.
  • Digjitalizim i proceseve: ERP, software prodhimi dhe magazinimi, CRM, gjurmueshmëri, e-commerce, cloud dhe siguri kibernetike.
  • Certifikime dhe standarde ndërkombëtare: HACCP, ISO, Global G.A.P., CE, pajisje laboratorike dhe sisteme të menaxhimit të cilësisë.
  • Eficiencë energjetike dhe konkurrueshmëri e gjelbër: panele diellore për konsum vetjak, pajisje dhe motorë eficientë, sisteme ngrohje-ftohje dhe rikuperim energjie.
  • Logjistikë, magazinim dhe infrastrukturë funksionale: magazina, dhoma frigoriferike, sisteme shpërndarjeje, automjete komerciale, pajisje ngritëse dhe automatizim depoje.

Afati i disbursimit të kredisë është deri në 20 Dhjetor 2027, ndaj të ftojmë të aplikosh brenda datës 20 nëntor 2027.

Si funksionon procesi i aplikimit?

  1. Këshillim paraprak
  2. Shpjegon nevojat e biznesit si dhe projektin e investimit.
  3. Dorëzimi i dokumentacionit
  4. Dokumente identifikimi, NIPT, vërtetim tatimor, pasqyrë llogarie 12-mujore, plan investimi dhe dokumentet shtesë sipas produktit. Asistenca teknike falas: shteti financon me grant ekspertë që të ndihmojnë me planin e biznesit dhe dokumentacionin e aplikimit.
  5. Vlerësimi dhe miratimi
  6. Analiza financiare dhe kur zbatohet, procedurat për garanci shtetërore. Banka vlerëson riskun, ndërsa Agjencia e Menaxhimit të Garancive (AMGKP) konfirmon mbulimin shtetëror deri në 70%.
  7. Disbursimi dhe ndjekja
  8. Shlyerje sipas kalendarit, periudha grace kur aplikohet, dhe mbështetje e vazhduar nga ekipi ynë.

Pse të zgjedhësh këtë financim

  • Kredi me kushte të favorshme dhe interes fiks;
  • Garanci shtetërore deri në 70% të principalit për sektore specifike si dhe per fermeret e pajisur me certifikaten e NIPT-it;
  • Zgjidhje financimi për të investuar, modernizuar dhe zgjeruar aktivitetin tuaj;
  • Proces aplikimi i thjeshtuar dhe vendimmarrje e shpejtë.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Ekstrakt i QKB/NIPT dhe dokument identifikimi i përfaqësuesit ligjor. Për fermeret kërkohet certificate regjistrimi (NIPT) dhe vërtetim për llojin e aktivitetit
  • Pasqyrë llogarie bankare për 12 muajt e fundit
  • Pasqyra financiare dhe/ose faturat pro-forma të investimit
  • Plan investimi dhe burimet e financimit
  • Vërtetim tatimor dhe vërtetim gjykate
  • Dokumente shtesë specifike sipas produktit

 

Shënim: Banka mund të kërkojë dokumentacion shtesë në varësi të rastit dhe vlerësimit të riskut.

Informacion shtesë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0