Ndërtoni, Optimizoni dhe Zgjeroni E-Commerce-in Tuaj në Epokën e Inteligjencës Artificiale

Bashkohuni në webinarin “Ndërtoni, Optimizoni dhe Zgjeroni E-Commerce-in Tuaj në Epokën e Inteligjencës Artificiale”, ku eksperti i njohur i e-commerce dhe sipërmarrësi Valer Pinderi do të ndajë njohuri praktike mbi zhvillimin e një biznesi online të suksesshëm.

Detajet e webinarit

  • Tema: Ndërtoni, Optimizoni dhe Zgjeroni E-Commerce-in Tuaj në Epokën e Inteligjencës Artificiale
  • Eksperti: Valer Pinderi, Sipërmarrës, themelues i “Teracrowd” dhe President i Shoqatës së E-commerce të Shqipërisë
  • Data dhe Ora: 18 Qershor 2026, 10:30 – 12:30
  • Vendndodhja: Platforma Online/Zoom
  • Gjuha: Shqip
  • Linku: Kliko Këtu

Gjatë këtij webinar-i ju do të:

  • Kuptoni bazat kryesore të tregtisë elektronike: produktin, klientin, ofertën, çmimin, besimin, trafikun, konvertimin dhe shpërndarjen.
  • Mësoni si të përdorni inteligjencën artificiale për të ndërtuar një strategji të tregtisë elektronike  nga identifikimi i klientit të duhur deri te formimi i një propozimi të qartë vlerash.
  • Përdorni inteligjencën artificiale për të vërtetuar një ide produkti duke analizuar nevojat e klientëve, konkurrentët, kërkesën e tregut dhe këndvështrimet e mundshme të shitjeve.
  • Mësoni se si inteligjenca artificiale mund të mbështesë procesin e shitjes , duke përfshirë përshkrimet e produkteve, reklamat, përmbajtjen e mediave sociale, email-in, mesazhet në WhatsApp dhe ndjekjen e klientëve.
  • Përfitoni një plan të thjeshtë veprimi se si të filloni menjëherë testimin, shitjen dhe përmirësimin e idesë suaj të tregtisë elektronike.

Njihu me ekspertin

Sipërmarrës, themelues i “Teracrowd” dhe President i Shoqatës së E-commerce të Shqipërisë

"Inteligjenca artificiale nuk do t'i zëvendësojë profesionistët. Një adoleshent që di ta përdor atë, po."

Bashkohuni me ne për të zbuluar se si ta ndërtoni, optimizoni dhe zgjeroni biznesin tuaj të tregtisë elektronike në epokën e inteligjencës artificiale!

Regjistrohuni deri në 17 qershor duke përdorur linkun - kliko këtu dhe bëhuni pjesë e transformimit të e-commerce në epokën e inteligjencës artificiale!

Vendet janë të kufizuara, prandaj siguroni vendin tuaj sot!

Informacion shtesë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0