Nga klikimi tek shitja: Si ta ktheni prezencën online në shitje!
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të merrni pjesë në webinarin mbi mënyrën se si ta ktheni prezencën online në kontakte dhe shitje, të organizuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e programit "Të Rinjtë në Biznes" në Ballkanin Perëndimor.
Detajet e webinarit
- Tema: Nga klikimi tek shitja: Si ta ktheni prezencën online në shitje
- Ekspertja: Eljona Kosta, Eksperte dhe Trajnere e Marketingut Digjital
- Data dhe Ora: 25 Nëntor, 10:30 – 12:30
- Vendndodhja: Platforma Online/Zoom
- Gjuha: Shqip
- Linku: Kliko Këtu
Gjatë këtij webinar-i ju do të:
- Të gjendeni në Google: Mësoni cilat elemente të profilit ndikojnë në vizibilitetin tuaj dhe si t’u përgjigjeni vlerësimeve negative për të rritur besimin.
- Krijoni përmbajtje me qëllim te qartë: Çdo postim te ketë një rol të qartë dhe një hap të radhës.
- Kthejeni faqen tuaj në një zyrë 24/7: Mësoni çfarë duhet të komunikojë menjëherë faqja ose profili juaj.
- Krijoni reklama që sjellin rezultate: Zbuloni çfarë duhet të rregulloni përpara se të investoni më shumë dhe ku t’i drejtoni njerëzit pas klikimit.
- Kthejini kërkesat në shitje: Mësoni si t’u përgjigjeni pyetjeve për çmimin dhe si të ndiqni klientët që nuk janë përgjigjur më.
- Përdorni IA si asistentin tuaj: Merrni prompt-e praktike të IA dhe akses në një GPT të personalizuar për krijimin e përmbajtjes edhe pas webinarit.
Njihu me eksperten
Eljona Kosta është eksperte e marketingut digjital dhe mediave sociale, si dhe trajnere, me rreth 20 vite përvojë në marketing dhe komunikim, prej të cilave 15 vite të përqendruara në marketingun digjital. Me një formim në shkencat sociale dhe përvojë në sektorin bankar dhe privat, ajo ka zhvilluar një kuptim të mirë të asaj që i motivon njerëzit, si zgjedhin dhe çfarë i bën të krijojnë besim te një te një produkt apo shërbim.
Ekspertiza e saj përfshin strategjinë digjitale, mediat sociale, përmbajtjen, reklamimin online, gjenerimin e klientëve potencialë, marketingun me email dhe automatizimin. Që nga viti 2016, ajo ka trajnuar më shumë se 2,000 profesionistë, sipërmarrës dhe biznese nga Shqipëria dhe diaspora.
"Çdo pëlqim është një derë e lënë hapur. Marketingu kujdeset që ata të hyjnë brenda. "