• No Suggestions Result

Instrumentet e Financës Tregtare

Të mbështesim në biznesin tënd në tregtinë ndërkombëtare dhe jo vetëm!

Avantazhe & Përfitime

Shmang Limitet

Nuk ka limite në vlerë për furnitorin dhe blerësin

Financim i plotë

Financimi i plotë i shumës së Letër Kredisë dhe Garancisë Bankare

Plotësim i kushteve

Paguajmë shumën vetëm në rast të përmbushjes së kushteve të tregtisë

Eliminimi i mungesës së performancës

Eliminimi i mungesës së performancës ose performancës joadekuate

Menaxhim

Menaxhim i financave dhe të rrezikut!

Kolaterali

Si kolateral përdoret një pasuri e patundshme ose paraja

Letër Kredi (LC)

Letër Kredi (LC)

Çdo angazhim, sido që të emërtohet apo të përshkruhet, e cila është e pakthyeshme dhe që përbën një angazhim të marrë nga Banka lëshuese për ta respektuar atë kundrejt një prezantimi të rregullt.

Standby Letër Kredi (SBLC)

Standby Letër Kredi (SBLC)

Një marrëveshje e parevokueshme që parashikon pagesën në rast mospagimi të aplikantit.
 

Garanci Bankare (BG)

Garanci Bankare (BG)

Çdo angazhim i nënshkruar sido që të emërtohet apo të përshkruhet, i cili parashikon pagesën me paraqitjen e një kërkese të rregullt.
 

Dokumenta për Arkëtim (DC)

Dokumenta për Arkëtim (DC)

Trajtimi nga banka të dokumentave në përputhje me udhëzimet e marra, në mënyrë që:

  1. Të merret pagesa dhe/ose pranimin;
  2. Dokumentet të dorëzohen kundrejt pagesës dhe/ose pranimit;
  3. Dokumentet të dorëzohen kundrejt Termave dhe Kushteve të tjera.
     
instrumente te finances tregtare, intesa sanpaolo

Mëso më shumë


  • Instrumentet e Financës Tregtare ndihmojnë në reduktimin e riskut që lidhet me tregtinë globale duke rakorduar nevojat e ndryshme të eksportuesve dhe importuesve.
  • Për bizneset që operojnë në tregtinë ndërkombëtare, zgjidhjet e Financës Tregtare janë pjesë përbërëse e suksesit brenda tregut global.

Avantazhet për Përfituesin

 

  • Sigurimi i Pagesës - pagesa është e siguruar për sa kohë që ju respektoni termat dhe kushtet e LC/SBLC/BG;
    ​​​​​​​
  • Menaxhimi i Parave - ndihmon shitësit të menaxhojnë fluksin e tyre të parasë;
     
  • Transferimi i Riskut - risku transferohet nga blerësi te banka lëshuese, e cila është e detyruar të paguajë edhe nëse blerësi falimenton.

Avantazhet për Aplikuesin

 

  • Konfirmim i aftësisë paguese - ndihmon blerësit të provojnë aftësinë e tyre paguese;
     
  • Mbështetje nga Banka lëshuese - përgjegjësitë financiare të blerësit merren përsipër nga Banka lëshuese;
     
  • Biznes Ndërkombëtar - Mund të rrisësh ndjeshëm aftësinë tënde për të bërë biznes me kompani jashtë Shqipërisë duke forcuar marrëdhënien me furnitorët;
     
  • Rritje e Kontrollit dhe Monitorimit  - Ti mund të ndërmarrësh masa mbrojtëse në instrument, duke përfshirë inspektimin e mallrave dhe kontrollin e cilësisë, si dhe të caktosh kohën e prodhimit dhe dorëzimit.
Si të aplikosh?
Hapat që duhet të ndjekësh për aplikimin:
Hapi i Parë
Klienti paraqet kontratën e nënshkruar ndërmjet palëve
Hapi i Dytë
Klienti paraqet formularin e plotësuar të aplikimit
Hapi i Tretë
Klienti paraqet dokumentet përkatëse për linjën e kredisë (nëse aplikohet)
instruemnta te tregtise financiare
Përfitime të tjera
  • Përgatitja e draftit Pa pagesë
  • Ekspertizë konsulence Pa pagesë
  • Kosto të tjera të Bankës sipas rastit

Kontakt

Për pyetje të mëtejshme kontakto në adresën e mëposhtme të emailit: 

tradefinance@intesasanpaolobank.al 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0