• No Suggestions Result

Shërbimi me terminalet POS

Siguroni tashmë rrugën më të lehtë për të rritur biznesin tuaj - me shërbimin e terminaleve POS të Intesa Sanpaolo Bank Albania!

Ju e dini se sa e rëndësishme është të sigurohet një shërbim i mirë për klientët tuaj

Me terminalet POS ju i jepni mundësi klientëve tuaj të kryejnë blerje pa kufij. Ju mund të pranoni pagesa të shpejta, të lehta dhe të sigurta duke përdorur kartat e tyre të preferuara, si Visa, Mastercard dhe shumë të tjera.

Këto janë disa nga përfitimet e përdorimit të shërbimit të terminaleve POS:


  • Kurseni para dhe kohë: Pagesa me kartë është më e shpejtë dhe më e lehtë krahasuar me pagesat cash. Ju shmangni rreziqet dhe mundësitë e gabimeve që mund të ndodhin me pagesat cash.
  • Rritja e volumit të shitjeve: Përmes ofrimit të mënyrave të ndryshme të pagesës, klientët kanë liri të zgjedhin mënyrën më të përshtatshme për ta. Kjo ndihmon në rritjen e shitjeve dhe në lehtësimin e procesit të blerjes për klientët tuaj.
  • Siguri: Nuk keni nevojë të mbani shumën e madhe të parave në biznes. Paratë depozitohen në llogarinë tuaj bankare duke ofruar siguri dhe lehtësim për të bërë transaksionet tuaja.
  • Teknologjia e fundit: Terminalët e bankës pranojnë pagesa me kontakt si dhe pagesa contactless (pa kontakt). Kjo e fundit është një mënyrë e sigurt dhe e shpejtë e pagesave që lejon klientët të paguajnë pa vendosur kartën në terminalin POS.
  • Digital Branch 24/7: Nëse keni pyetje apo kërkesa, mund të kontaktoni Digital Branch në çdo kohë për të marrë më shumë informacion.
atm business cash machine vivex

Mos humb më kohë!


Personalizim për Llojin e Biznesit: Shërbimi i terminaleve POS mund të personalizohet sipas llojit të biznesit tuaj, si restorant, hotel, supermarket ose lloj tjetër.

Vizitoni degën më të afërt të bankës sonë për të marrë informacion më të detajuar mbi kushtet dhe karakteristikat e shërbimit POS.

Nuk është vetëm një shërbim - është partneriteti ynë për të ndihmuar biznesin tuaj të rritet.

Për terminalet POS Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron PA PAGESË të gjitha shërbimet lidhur me:
Instalimin
Mirëmbajtjen dhe modifikimin e termianlve POS si dhe azhornimin e tyre
Karta SIM
Komunikimin e terminalit me kartën mobile SIM (komunikimi GPRS)
Raportimi i plotë
Trajtimin e të gjitha kërkesave tuaja për informacion dhe ndjekjen e problematikave me transaksionet e POS.
Rakordime financiare
Portalin Web i Tregtarit që mbështet procesin e rakordimit tuaj financiar.
transaskion ne terminal POS

Përfitimet tuaja:


  • Bizneset që kanë terminale POS në vendodhjen e tyre prezantojnë një imazh më modern para klientëve, duke lehtësuar pranimin e pagesave me kartë, të cilat vazhdimisht po rriten nga viti në vit.
  • Terminalet POS e Intesa Sanpaolo Bank Albania pranojnë të gjitha kartat e debitit dhe kreditit, kombëtare apo ndërkombëtare, përmes teknologjisë të çipit, shiritit magnetik ose teknologjisë pa kontakt, të cilat kanë logon e Visa dhe Mastercard. Transaksionet mund të kryhen në monedhën LEK dhe EURO.
  • Rritje të shitjeve duke mos kufizuar klientët nga shuma e parave që mbajnë me vete, duke inkurajuar gjithashtu blerjet impulsive.
pagesa me karte ne terminalet POS
Staf i dedikuar për të mbështetur aktivitetin tuaj:
  • Trajnim të stafit tuaj për përdorimin e terminaleve POS
  • Suport i dedikuar për rastet e anullimeve të transaksioneve
  • Menaxhimi i çështjeve teknike online dhe në vendodhjen tuaj
  • Procesi i rakordimit nëpërmjet portalit Web të Tregtarit
Ky shërbim është i përshtatshëm për të gjitha llojet e bizneseve dhe ka këto avantazhe:
  • Llogaria juaj kreditohet automatikisht për të gjitha transaksionet me kartë. Kështu, eliminohet rreziku i mbajtjes/transportimit të shumave të mëdha të parave në dorë.
  • Mbështetje në kohë reale e ofruar nga stafi ynë për çdo problem që përballeni gjatë aktivitetit normal të biznesit.
  • Tarifa preferenciale e komisionit.
  • Akses pa pagesë në portalin e verifikimit të transaksioneve të kryera në terminalet POS në kohë reale.

 

Nëse jeni të interesuar për shërbimin Pos të Intesa Sanpaolo Bank Albania, ju lutemi të kontaktoni Ekipin e Shitjeve Pos i cili është në dispozicionin tuaj në çdo kohë.

Informacioni i kontaktit: possales@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0