• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Biodiversiteti dhe ekonomia qarkulluese: Çfarë rëndësie kanë?

Humbja e biodiversitetit është një nga kërcënimet më të mëdha për ekzistencën njerëzore - por modeli i ekonomisë qarkulluese mund të na ndihmojë të rivendosim rendin ekologjik në planetin tonë.

20/06/2022

Biodiversiteti dhe ekonomia qarkulluese

Biodiversiteti është ai që bën të mundur zhvillimin e jetës në planetin tonë. Falë tij realizohet ruajtja e balancës në zinxhirët ushqimorë duke përfshirë mbretërinë e kafshëve dhe atë të bimëve. Kjo kontribuon në ruajtjen e kontrrollit dhe ekuilibrit për të shmangur në këtë mënyrë dhe fatkeqësitë natyrore.

Megjithatë, biodiversiteti është vendosur në rrezik nga sistemi dhe praktikat që njeriu ka ngritur për marrjen e lëndëve ushqimore nga natyra, prodhimin industrial të ushqimeve dhe trajtimin e mbetjeve.

Sot që flasim, më shumë se 90% e humbjes sonë të biodiversitetit është për shkak të veprimeve të njeriut dhe parregullsisë në procesin e përdorimit të burimeve natyrore të planetit të tilla si kafshët, pemët dhe uji.

Humbja e biodiversitetit është një nga kërcënimet më të mëdha për ekzistencën njerëzore. Për shkak të humbjes së biodiversitetit tokat bëhen djerrë dhe nuk mund të mbillen me lëndë ushqyese. Gjithashtu për shkak të biodiversitetit në rrezik nxitet edhe zhdukja e specieve të caktuara të kafshëve apo të bimëve. Si rezultat, këto ndryshime shkaktojnë përkeqësimin e gjendjes së burimeve në ujë.

https://ellenmacarthurfoundation.org/topics/biodiversity/overview

Përpjekjet për ruajtjen e biodiversitetit, megjithëse janë thelbësore, nuk janë të mjaftueshme për të rivendosur ekuilibrin natyror në planetin tonë. Ne duhet të ndryshojmë të gjithë sistemin tonë në mënyrë që të sigurojmë të ardhmen tonë dhe të brezave që do të vijnë.

Ekonomia qarkulluese mund të na ndihmojë të rivendosim biodiversitetin në planetin tonë përmes rimendimit të sistemit të bujqësisë, eliminimit të ndotjes dhe mbetjeve, dhe duke përdorur më mirë materialet që tashmë kemi në qarkullim. Në vitin 2019, burimet natyrore të planetit tonë po përoreshin me një ritëm, i cili ishte 1,75 herë më i shpejtë se koha që i nevojitet planetit për ti rigjeneruar ato. Një rol rigjenerues kanë edhe qasjet bujqësore si agroekologjia, agropylltaria dhe kullotja e menaxhuar të cilat munden të zbusin dëmtimin e monokulturave bujqësore.

Sot, më shumë se 90% e humbjes sonë të biodiversitetit vjen për shkak të njeriut dhe mënyrës së nxjerrjes së burimeve natyrore.

Nëpërmjet mbjelljes së një shumëllojshmërie kulturash dhe shfrytëzimit të proceseve natyrore të Tokës për të menaxhuar rritjen e të korrave, ne mund të rikthejmë gjendjen pjellore të tokës si edhe të inkurajojmë pjalmues natyrorë si bletët që të lulëzojnë në popullata të shëndetshme.

Gjithashtu ekonomia qarkulluese mund të na ndihmojë të menaxhojmë normën tonë të kërkesës në planet, duke ndaluar procese të dëmshme si peshkimi pa kriter, i cili është një shkak i drejtpërdrejtë i humbjes së biodiversitetit në oqeanet tona.

Nëpërmjet menaxhimit të duhur të burimeve që kemi në qarkullim, të tilla si mbetjet plastike, ekonomia qarkulluese gjithashtu mund të na ndihmojë të reduktojmë ndotjen, e cila është një kërcënim i madh për biodiversitetin.

Do të shohim veten edhe duke dizajnuar produkte të reja për të marrë sa më pak materiale në gjendjen e tyre fillestare nga planeti, duke inkurajuar natyrën për të jetuar dhe lulëzuar e patrazuar.

Intesa Sanpaolo është partneri i parë strategjik i shërbimeve financiare të Fondacionit Ellen MacArthur, misioni i të cilit është të bëjë ekonominë qarkulluese një realitet.

Lexoni raportin për të mësuar më shumë se si mundet ekonomia qarkulluese të na ndihmojë të rivendosim biodiversitetin në planetin tonë.

https://emf.thirdlight.com/link/bqgxl2mlprld-v7i2m6/@/#id=0 

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0