• No Suggestions Result

Depozito para pranë ATM-ve tona!

Tani, ti ke mundësi të depozitosh para nëpërmjet ATM-ve të Intesa Sanpaolo Bank Albania duke përdorur një kartë debiti të lëshuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Rrjeti ATM me depozitim

Për më shumë informacion rreth ATM-ve që ofrojnë shërbimin e depozitimit kliko në link më poshtë:

Rrjeti i ATM-ve

Mastercard

Depozito


Ti mund të depozitosh para në llogarinë tënde rrjedhëse të lidhur me kartën e debitit në mënyrë që të kryesh pagesa në POS-e (pika shitjeje) dhe/ose online.

Gjithashtu, ti mund të depozitosh para në llogarinë tënde rrjedhëse për të kryer pagesa të ndryshme nëpërmjet aplikacionit dixhital, Digital Banking, si për shembull shlyerjen e kësteve të kredisë ose pagesën e detyrimit të kartës së kreditit.

Çfarë hapash duhet të ndjek për të kryer depozitimin në ATM-të e Intesa Sanpaolo Bank Albania?

Për të depozituar ndiq hapat e mëposhtëm:

  • Vendos kartën e debitit;
  • Zgjidh gjuhën e veprimit;
  • Vendos PIN-in;
  • Zgjidh opsionin "Depozitim";
  • Vendos kartëmonedhat horizontalisht;
  • Konfirmo shumën e numëruar prej ATM-së.

 

Kartmonedha


Mund të depozitosh në monedhën Lekë. Nëpërmjet figurave dalluese të vendosura në ATM, ti mund të njohësh se cilat ATM e ofrojnë këtë shërbim.  

Prerjet e Kartëmonedhave që pranohen në ATM janë: 

500 LEK
1, 000 LEK
2, 000 LEK
5, 000 LEK

 

atm-cash in
Kryej deri në 5 veprime depozitimi në ditë brenda limiteve ditore:
  • Visa Inspire 100,000 LEK
  • Mastercard Standard 1,000 EUR
  • Visa Classic 1,000 USD
  • Mastercard Gold 1,500 EUR

Shënim:

Për kartat që kanë limite të shprehura në monedha të ndryshme nga LEK, kufiri/limiti i depozitimeve do të jetë në bazë të ekuivalentit në lekë.

Informacione të mëtejshme:
  • Paratë do të kesh mundësi ti depozitosh në llogarinë kryesore rrjedhëse të lidhur me kartën tënde të debitit.
  • Kartëmonedhat duhet të vendosen në pozicionin horizontal, bashkë dhe pa renditje specifike.
  • Numri maksimal i kartëmonedhave për një depozitim është 200.
  • Përkujdesu që të depozitosh kartëmonedha në gjendje të rregullt dhe të pa dëmtuar.
  • Atm-të nuk pranojnë monedha metalike ose kartëmonedha të tjera si EUR, USD, GBP etj.
  • Çdo kartëmonedhë e falsifikuar do të mbahet nga ATM-ja dhe mesazhi përkatës do të shfaqet në ekranin e ATM-së.
  • Kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara do të mbahen nga ATM-ja për hetime të mëtejshme.
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0