Intesa Sanpaolo Bank Albania fton bizneset e vogla apo të mesme me dyqan fizik në Shqipëri, të bëhen pjesë e programit të dedikuar për pranimin e pagesave elektronike.
Ky program synon të të mbështesë nëse nuk ke përdorur më parë pajisje POS, duke të ofruar një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt për të pranuar pagesa me kartë.
Përfitimet për biznesin tënd
- Terminal POS falas për 12 muaj
- 0% komision për transaksionet me kartë, deri në kufirin vjetor të përcaktuar për sektorin tënd
- Më shumë siguri dhe eliminim të riskut që sjell qarkullimi i parasë cash
- Shërbim më efikas dhe përvojë më e mirë për klientët
- Besnikëri më e lartë falë pagesave moderne dhe të shpejta
- Mund të tërhiqesh nga programi pa penalitete
Kushtet kryesore të programit
- Duhet të kryesh të paktën 4 transaksione Mastercard çdo tremujor për të qëndruar aktiv në program
- Pas kalimit të volumit vjetor me 0% komision, zbatohen tarifat standarde të kontratës
- Programi është i vlefshëm deri në përfundimin e shpërndarjes së pajisjeve ose deri në prill 2026
Kush mund të aplikoj?
- Biznes me prezencë fizike në Shqipëri
- Biznes që operon në sektorët: ushqimore, hotele, restorante, bar–kafe ose taksi