• No Suggestions Result

LLOGARIA E PAGESES ME SHERBIME BAZIKE

Llogaria e pagesës me shërbime bazike iu ofrohet klientëve individë, rezident në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese.

Llogaria e Pagesës me Shërbime Bazike ofron:

  • Llogari rrjedhëse në monedhën LEK.
  • Depozitime dhe tërheqje në degë dhe ATM.
  • Debitim Direkt.
  • Pagesa periodike.
  • Pagesat në POS dhe online me kartë debiti.
  • Transfertat e kreditit brenda dhe jashtë bankës në monedhën LEK.
  • Akses në shërbimin bankar dixhital.


Kushtet e përgjithshme për klientët me Llogari të Pagesës me Shërbime Bazike janë:

  • Për t’u kualifikuar për këtë llogari, klienti nuk duhet të ketë asnjë llogari pagesash me shërbime bazike në banka të tjera.
  • Klienti mund të zgjedhë të ketë Llogari pagesash me shërbime bazike ose Llogari rrjedhëse por jo të dyja njëkohësisht.
  • Në rast se Banka vërteton se klienti ka dhënë deklaratë të pavërtetë për hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike dhe ka një llogari pagesash në një bankë tjetër, Banka nuk i ofron klientit të drejtën e hapjes së një llogarie pagesash me shërbime bazike për një periudhë kohore prej 24 muajsh, ne këtë rast klientit i kërkohet kompensim i komisioneve.

 Banka mund të mbyllë llogarinë nëse:

  • Klienti ka përdorur llogarinë e pagesave për qëllime të paligjshme.
  • Klienti ka paraqitur informacion të pasaktë për të hapur llogarinë e pagesave me shërbime bazike.
  • Hapet një llogari e dytë me shërbimet bazike në bankë tjetër, ndërkohë që tashmë ekziston një llogari pagese me shërbimet bazike.
  • Klienti nuk ka pasur asnjë transaksion në llogarinë e pagesës me sherbime bazike për më shumë se 24 muaj rresht.
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0