Avantazhe & Përfitime
Për çfarë mund të përdoret Kredia e Gjelbër?
Kjo kredi mundëson financim për investime që ndihmojnë në kursimin e energjisë dhe ruajtjen e mjedisit, të tilla si:
- Izolim i fasadës, çatisë dhe dyshemesë;
- Blerje e dritareve me xham të dyfishtë/trefishtë dhe dyerve të jashtme;
- Instalim i pompave të nxehtësisë;
- Panele diellore për ujë të ngrohtë;
- Sisteme fotovoltaike;
- Ventilim dhe ndriçim efikas;
- Bojlerë efiçent me biomasë.
Kushtet e Kredisë hipotekore të gjelbër
Kredia hipotekore e gjelbër është një kredi që u jepet klientëve individë, me qëllim mbulimin e nevojave të tyre për likuiditet në investime drejt një ekonomie të gjelbër, e cila përfshin një kombinim elementësh nga fushat e mëposhtme të veprimtarisë: efiçenca e energjisë dhe energjia e rinovueshme.
Për këtë kredi, nevojitet kolateral me pasuri të paluajtshme.
Shuma maksimale:
50,000 euro (ekuivalente në Lek)
Pjesëmarrja:
Financim 100% në bazë të faturës Proforma të ofruar nga klienti
Hua ndaj vlerës së kolateralit:
Jo më shumë se 70% e vlerës së kolateralit
Si të aplikosh?
- Zgjidh projektin ose pajisjen që dëshiron të financosh.
- Paraqit aplikimin tënd pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania me dokumentacionin e nevojshëm.
- Përfito financimin dhe përfundo investimin tënd.
- Aplikoni në platformën online të GEFF për të përfituar grantin deri në 20% të shumës së kredisë.
Llogarit kursimet e tua:
Llogarit online vlerën monetare dhe përqindjen e kursimit të energjisë që mund të arrish me Kredinë GEFF.
Kliko këtu për të llogaritur kursimet.
Me Kredinë e Gjelbër nga GEFF dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, mund të investosh në një të ardhme më të pastër dhe të qëndrueshme! Për më shumë informacion mund të vizitoni dhe faqen zyrtare GEFF Albania – Welcome to the Green Economy Financing Facility (ebrdgeff.com)
Shembull ilustrues për përllogaritjen e Normës Efektive të Interesit (NEI)
Kredi personale e gjelbër në bashkëpunim me EBRD/ GEFF (me kolateral)
"Monedha: EUR
Kohëzgjatja: 240 muaj
Shuma: 50,000 EUR
Komision administrimi: 0.75% e shumës; Min. 200 EUR
Normë interesi: EURIBOR 1 vjeçar + 4%; Norma minimale e interesit (NMI) 4%
Norma efektive e interesit: 8.52%
Kredi personale e gjelbër në bashkëpunim me EBRD/ GEFF (me kolateral)
"Monedha: LEK
Kohëzgjatja: 240 muaj
Shuma: 4,900,000 LEK
Komision administrimi: 0.75% e shumës; Min. 30,000 LEK
Normë interesi: Bono Thesari 1 vjeçar + 2.7%; Norma minimale e interesit (NMI) 4%
Norma efektive e interesit: 7.10%
Ky shembull është ilustrues."