Avantazhet & Përfitimet
Në rast se kësti yt mujor i kredisë për shtëpi është shumë i lartë, ti mund të zgjedhësh ta transferosh kredinë hipotekore për shtëpi në Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Duke transferuar kredinë tënde hipotekore nga Banka që e ke aktualisht drejt Intesa Sanpaolo Bank Albania ke mundësinë të paguash interesa më të ulëta. Me pjesën e mbetur të parave mund të investosh për të plotësuar nevojat apo dëshirat e tua.
- Financim Deri në 70%
- Komisioni i administrimit 0.5% e shumës së kredisë
Norma e Interesit në Lek |
Norma e Interesit në Eur |
2.5% për vitin e parë |
1.9% për vitin e parë |
3% për dy vitet e para |
2.5 % për dy vitet e para |
TBill 1V + 1.5%, MIR 3.8 % për vitet e tjera |
Euribor 1V + 3.7%, MIR për vitet e tjera |
Kredi hipotekore për rifinancim
- Monedha: EUR
- Kohëzgjatja: 360 muaj
- Shuma: 100,000 EUR
- Komision administrimi: Eur 500 (0.5% e shumës; Min. 100 EUR) 1.9% për vitin e parë ose 2.5% për dy vitet e para ose 3% për tre vitet e para;
- EURIBOR 1-vjeçar + 3.7%; norma minimale e interesit 4%
Norma efektive e interesit është 7.77%: duke supozuar se aplikohet norma 1.9% për vitin e parë dhe më pas Norma e interesit do te jete 7.7% (EURIBOR 1-vjeçar + 4%, me normë minimale interesi 4% për vitet e mbetura ; dhe duke supozuar se EURIBOR 1-vjeçar do te jete 3.7%).
Kredi hipotekore për rifinancim
- Monedha: LEK
- Kohëzgjatja: 360 muaj
- Shuma: 10,000,000 LEK
- Komision administrimi: 50,000 LEK (0.5% e shumës; Min. 10,000 LEK)
- Normë interesi: 2.5% për vitin e parë ose 3% për dy vitet e para ose 4% për tre vitet e para;
- Bono Thesari 1-vjeçare + 1.5%, norma minimale e interesit 3.8% për vitet e mbetura
Norma efektive e interesit është 5.33%: duke supozuar se aplikohet norma 2.5% për vitin e parë dhe më pas Norma e interesit do te jete 5.1% (Bono e Thesarit 1-vjeçare + 1.5%, me normë minimale interesi 3.8% për vitet e mbetura ;dhe duke supozuar se aplikohet Bono Thesari 1-vjeçare do te jete 3.6%).