Ikona e rinovuar e aplikacionit
Një pamje e freskuar për Aplikacionin e Mobile Banking
Së shpejti do të jetë në dispozicion një version i ri i Aplikacionit të Shërbimit Bankar Dixhital, me pamje të rifreskuar që e bën përvojën tënde më të thjeshtë dhe intuitive.
Kur përditësimi të bëhet i disponueshëm, thjesht përditëso aplikacionin për të vazhduar të përdorësh të gjitha shërbimet.
Aplikacioni do të vazhdojë të jetë nën të njëjtin emër, Intesa Sanpaolo Bank Albania në App Store tënd. Ndryshimi i vetëm që do të vësh re është ikona e re, e gjelbër, që pasqyron pamjen e re të aplikacionit.
Si të përditësosh aplikacionin? Është shumë e thjeshtë:
- Hap App Store, Google Play Store ose Huawei AppGallery
- Kërko Intesa Sanpaolo Bank Albania
- Kliko mbi Përditëso
Nuk ka nevojë të fshish aplikacionin që ke instaluar tashmë.
Përditëso aplikacionin dhe përjeto përvojën e re të shërbimit bankar dixhital.
Ndryshimet që po vijnë
Kanalet tona Dixhitale po ndryshojnë për t’iu përshtatur identitetit të ri vizual të bankës dhe për të të ofruar një përvojë më të lehtë dhe më të qartë në Aplikacion dhe Internet Banking.
Tani është më e lehtë të gjesh atë që të nevojitet: aksesueshmëria është përmirësuar, funksionalitetet ekzistuese që përdor çdo ditë janë optimizuar, dhe po sjellim shërbime të reja që e bëjnë çdo hap të përdorimit të thjeshtë dhe të qartë.
Një pamje moderne dhe e aksesueshme për sherbimet e tua të përditshme bankare
Aplikacioni dhe Internet Banking do të ofrojnë një pamje të rifreskuar, navigim më të qartë dhe aksesueshmëri të përmirësuar, duke e bërë më të lehtë gjetjen e funksioneve kryesore, kryerjen e veprimeve të përditshme dhe përdorimin e proceseve kryesore të funksionaliteteve të tua bankare.
Përvoja e përmirësuar e Shërbimit Bankar Dixhital
Përmirësimet e reja e bëjnë përdorimin e platformës edhe më të thjeshtë, duke mbështetur veprimet e tua të përditshme dhe duke të të ndihmuar të menaxhosh aktivitetet bankare me siguri dhe qetësi.
Një mënyrë e re për të menaxhuar kursimet e tua
Një version i përmirësuar i #withSAVE po vjen së shpejti. Menaxho kursimet e tua siç bën sot, me mundësinë e re për të vendosur synime dhe për të kursyer me një qëllim të qartë.
Në një faqe të dedikuar, mund të monitorosh progresin e kursimeve dhe të vendosësh veprime shtesë si:
- shtimin ose heqjen e parave,
- krijimin e një synimi të ri,
- lëvizjen e fondeve nga një synim në tjetrin, etj.
Procese dhe funksionalitete të reja dixhitale, krijuar sipas nevojave të tua
Së shpejti do të prezantojmë funksionalitete të reja që e bëjnë përvojën tënde bankare më të thjeshtë dhe më efikase. Të gjitha pagesat e tua, brenda apo jashtë vendit, do të mund të kryhen nga një menu e vetme, përmes një procesi të unifikuar dhe vetëm në pak hapa.
Gjithashtu, zona e Kartave po merr një pamje të re për të të ofruar një përvojë më intuitive dhe qasje më të shpejtë në informacionin dhe shërbimet që përdor më shpesh.
Me këto përmirësime, menaxhimi i pagesave dhe kartave të tua do të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe më i përshtatshëm se kurrë më parë.
Disa seksione do të bashkohen
Po optimizojmë hapësirat për të të ofruar një përvojë më të thjeshtë dhe më të qartë. “Vitrina ime” do të emërtohet në “Ofertat e mia”, ku të gjitha ofertat, produktet dhe shërbimet për klientët do të jenë të aksesueshme në një vend të vetëm.
Por nuk ndalet këtu: Njoftimet dhe Mesazhet e mia gjithashtu do të bashkohen në një seksion të vetëm, duke ulur rrezikun që të humbasësh informacione të rëndësishme.
Me këtë organizim të ri, çdo informacion që të nevojitet do të jetë më i lehtë për t’u gjetur dhe çdo veprim do të kryhet më shpejt.
Funksionalitetet kryesore në majë të gishtave, edhe para hyrjes në aplikacion
Po sjellim një përmirësim të ri në përvojën para hyrjes në aplikacion. Me vetëm disa prekje të thjeshta, do të mund të zgjedhësh dhe të aksesosh funksionet që përdor më shpesh, përmes “Quick Actions”, pa pasur nevojë të hysh në aplikacion.
Mund të personalizosh deri në 3 funksione kryesore, duke i përshtatur sipas nevojave të tua dhe duke i ndryshuar në çdo moment që dëshiron.
Më shumë shpejtësi, më shumë fleksibilitet dhe një përvojë më e përshtatur për ty – që nga momenti i parë.