Avantazhe & Përfitime
Kjo kredi mundëson financim për investime që ndihmojnë në kursimin e energjisë dhe ruajtjen e mjedisit, të tilla si:
- Izolim i fasadës, çatisë dhe dyshemesë;
- Blerje e dritareve me xham të dyfishtë/trefishtë dhe dyerve të jashtme;
- Instalim i pompave të nxehtësisë;
- Panele diellore për ujë të ngrohtë;
- Sisteme fotovoltaike;
- Ventilim dhe ndriçim efikas;
- Bojlerë efiçent me biomasë.
Kredia Personale e Gjelbër (e pasiguruar) është një kredi që u jepet klientëve individë, me qëllim mbulimin e nevojave të tyre për likuiditet në investime drejt një ekonomie të gjelbër, e cila përfshin një kombinim elementësh nga fushat e mëposhtme të veprimtarisë: efiçenca e energjisë dhe energjia e rinovueshme.
Shuma maksimale:
3,000,000 lekë (ekuivalente në Eur)
Pjesëmarrja:
Financim 100% në bazë të faturës Proforma të ofruar nga klienti
Si të aplikosh?
- Zgjidh projektin ose pajisjen që dëshiron të financosh.
- Paraqit aplikimin tënd pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania me dokumentacionin e nevojshëm.
- Përfito financimin dhe përfundo investimin tënd.
- Aplikoni në platformën online të GEFF për të përfituar grantin deri në 20% të shumës së kredisë.
Llogarit online vlerën monetare dhe përqindjen e kursimit të energjisë që mund të arrish me Kredinë GEFF.
Kliko këtu për të llogaritur kursimet.
Me Kredinë e Gjelbër nga GEFF dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, mund të investosh në një të ardhme më të pastër dhe të qëndrueshme! Për më shumë informacion mund të vizitoni dhe faqen zyrtare GEFF Albania – Welcome to the Green Economy Financing Facility (ebrdgeff.com)
Kredi personale e gjelbër në bashkëpunim me EBRD/ GEFF (me kolateral)
- Monedha: EUR
- Kohëzgjatja: 240 muaj
- Shuma: 50,000 EUR
- Komision administrimi: 375 EUR (0.75% e shumës; Min. 200 EUR)
- Normë interesi: 3% për vitin e parë
- ose 5.5% për 3 vitet e para;
- 1Y Euribor + 4%, NMI 4% për vitet e tjera
Norma efektive e interesit është 8.07%: duke supozuar se aplikohet një normë interesi prej 3% për vitin e parë dhe më pas Norma e interesit do të jetë 7.7% (1Y Euribor + 4%, si dhe norma minimale e interesit (MIR) 4% për vitet e mbetura ; dhe duke supozuar se 1Y Euribor që aplikohet do të jetë 3.7%).
Kredi personale e gjelbër në bashkëpunim me EBRD/ GEFF (me kolateral)
- Monedha: LEK
- Kohëzgjatja: 240 muaj
- Shuma: 4,900,000 LEK
- Komision administrimi: 36,750 LEK (0.75% e shumës; Min. 30,000 LEK)
- Normë interesi: 3.5% për vitin e pare
- ose 4% për 2 vitet e para
- ose 5.1% për 3 vitet e para;
- BTH 1V + 2.7%, NMI 4 % për vitet e tjera
Norma efektive e interesit është 6.72%: duke supozuar se aplikohet një normë interesi prej 3.5% për vitin e parë dhe më pas Norma e interesit do të jetë 6.3% (Bono e Thesarit 1-vjeçare + 2.7%, norma minimale e interesit 4% për vitet e mbetura ;dhe duke supozuar se Bono e Thesarit 1-vjeçare do të jetë 3.6%).