• No Suggestions Result

NXITJA E INOVACIONIT

Teknologjia në shërbimin bankar të korporatave do të transformojë sjelljen dhe biznesin

Jemi vetëm në fillimin e një udhëtimi të shpejtë ndryshimi, thotë Stefano Favale.

24/01/2022

 

Ndryshimi teknologjik në shërbimin bankar të korporatave është këtu për të qëndruar, që do të thotë se bankierët e korporatave duhet të vlerësojnë vazhdimisht se si ta përdorin më mirë teknologjinë dhe se si konkurrenca mund ta përdorë atë gjithashtu.

Në grupin Intesa Sanpaolo, pjesa më e madhe e këtij ndryshimi po ndiqet nga Stefano Favale, Drejtori i Bankës Globale të Transaksioneve dhe një anëtar i Grupit Këshillues të Tregut Dixhital të Euros të Bankës Qëndrore Evropiane.

Grupi Intesa Sanpaolo zhvilloi një pyetësor ndërmjet DPF-ve (Drejtorëve të Përgjithshëm Finanicarë) dhe arkëtarëve të korporatave. Nga ky pyetësor rezultoi se më shumë se 70% e pjesëmarrësve po kërkojnë një qasje të plotë dixhitale në kryerjen e operacioneve të tyre të përditshme. Ky është një tregues i shpejtësisë me të cilën veprimtaritë dhe operacionet do të vazhdojnë të ndryshojnë në proceset e korporatave. 

"Udhëtimi sapo ka filluar. Ne kemi përshpejtuar me ritme të larta gjatë pandemisë. Ajo çka është e rëndësishme për klientët është që tregu u zhvendos në internet dhe korporatat nuk mund të shmangin marrjen në konsideratë të pranisë së tyre në kanalet dixhitale"

Stefano Favale, Drejtori i Bankës Globale të Transaksioneve, Divizioni IMI CIB, Intesa Sanpaolo

Zbatimi i shpejtë i procesit të dixhitalizimit ka treguar se si teknologjia mund të ndihmojë në zhvillime të reja duke lehtësuar detyra të tilla si nënshkrimi me anë të firmës dixhitale e deri tek analiza e bazave të të dhënave. Në ditët e sotme njerëzit kanë nevojë të jenë në të njëjtin ritëm zhvillimi.

“Tashmë kjo nuk është vetëm një çështje që i përket zhvillimeve teknologjike, por është një çështje e cila gjithashtu po ndikon në modelin e zakoneve dhe sjelljeve të konsumatorit”, thotë Favale. “Dhe ky model i sjelljeve dhe zakoneve është edhe më i vështirë për t'u ndryshuar dhe për t'u përshtatur në përputhje me zhvillimet më të fundit. Një ndër sfidat kryesore në procesin e dixhitalizimit është krijimi i i aftësive dhe mënyrave të reja të ndërtimit të operacioneve. Kjo është arsyeja pse ne po investojmë shumë në trajnime, për të nxitur adoptimin.”

Ai parashikon se në tre deri në pesë vite, grupi Intesa Sanpaolo do të ketë vendosur një marrëdhënie të bazuar plotësisht në kanalet dixhitale me klientët e saj të korporatave – përmes një strukture "omnichannel" që ofron shërbime të shumta këshillimi të kanaleve të ndryshme dixhitale dhe jo vetëm tërësisht online. 

Fintechs (teknologjitë e reja në fushën e financave), po i nxisin bankat tradicionale të ndryshojnë gjithashtu. Këto mënyra të reja të cilat synojnë të përmirësojnë dhe të automatizojnë shërbimin bankar, mund të jenë sfidues të proceseve të vjetra të realizimit të opercioneve, por nuk duhet të jenë në kundërshtim me rregullat dhe procedurat e bankave.

“Inovacioni që mundësohet nga Fintechs mund të jetë mundësia më e rëndësishme për bankat”, thotë Favale. “Ne kemi një kërkues të teknologjive të reja fintech pjesë të çdo departamenti tonë të inovacionit dhe më të suksesshmit janë ata që janë partnerë me bankat.”

Dëgjoni podcast-in për të mësuar më shumë nga Stefano Favale mbi transformimin dixhital në shërbimin bankar të korporatave dhe çfarë presim nga e ardhmja. 

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0