• No Suggestions Result

ZHVILLIMI I BIZNESIT

Si po ndihmon industria e ndërtimit në zhvillimin e ekonomisë shqiptare

Industria e ndërtimit në Shqipëri po lulëzon, me fokus mikpritjen dhe turizmin. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka luajtur një rol kyç në këtë rritje.

Charlotte Ricca

21/11/2022

Ndërtimi në Shqipëri është në nivelin më të lartë historik të tij. Vlera e lejeve të ndërtimit të lëshuara në tremujorin e parë të vitit 2022 është rritur me 46.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, duke arritur në rreth 336 milionë euro.

Drejtuesi kryesor i kësaj rritjeje është ndërtimi i banesave, i cili përbën rreth 83% të punimeve në ndërtim. Lejet përkatëse u rritën me 64% në 2021 nga një vit më parë.

Turizmi është gjithashtu një kontribuues i madh në rritjen e sektorit – së bashku me rritjen e kërkesës së brendshme dhe të huaj për ndërtesa banimi, e cila ka ndikuar në çmimet e tyre gjatë pesë viteve të fundit.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka numrin më të madh të lejeve të ndërtimit të lëshuara, i ndjekur nga Durrësi, qyteti i dytë më i madh i vendit. Përveçse është destinacioni kryesor për turistët, porti i Durrësit ka një vlerë të konsiderueshme tregtare – jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet fqinje.

Mbështetje financiare, konsulencë dhe ekspertizë

Intesa Sanpaolo Bank Albania ka luajtur një rol kyç në rritjen e industrisë së ndërtimit, duke ofruar mbështetje financiare si produkte të dedikuara kredie hipotekore për nisma të ndryshme të pasurive të paluajtshme.

Përveç sigurimit të mjeteve të konsiderueshme financiare, ne u ofrojmë klientëve tanë konsulencë dhe ekspertizë në të gjitha fazat e projektit.

"Përveç kësaj, vëmendja i është kushtuar mbështetjes së projekteve të ndërtimit që lidhen me sektorin turistik, pasi ky është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit tonë dhe paraqet një potencial të lartë rritjeje."

Olsi Kota, Drejotori i Departamentit të Korporatave Vendore dhe Klientëve Institucionalë, Divizioni i Korporatave dhe SME-ve në Intesa Sanpaolo Bank Albania

Megjithatë, turizmi nuk po nxit vetëm një rritje të ndërtesave të banimit; ka nxitur gjithashtu një përmirësim në infrastrukturë. Qeveria ka planifikuar shtatë Marrëveshje të Partneritetit Publik Privat (PPP) me një vlerë totale prej 1.75 miliardë euro, që përfaqëson rreth 11% të PBB-së së parashikuar të vendit për vitin 2022. Katër nga PPP-të e planifikuara për vitin 2022 kanë të bëjnë me sektorin e transportit, dhe pjesa tjetër tre janë të lidhura me sektorin e zhvillimit urban.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ka ndjekur nga afër të gjitha projektet në vazhdim si dhe ato të planifikuara në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, në mënyrë që të ofrojë ekspertizën e saj dhe financimin e mundshëm të nevojshëm për përfundimin e tyre.

“Po vlerësojmë mundësinë për të pasur një rol aktiv në financimin e zhvillimit të infrastrukturës së vendit”, thotë Kota. “Natyrisht, rritja që po përjeton sektori i ndërtimit përcillet edhe në nënsektorët e tjerë që lidhen me të. Kjo paraqet mundësi të mëtejshme për bankën për të ofruar konsulencë dhe mbështetje financiare.”

Kalimi drejt ekonomisë së qëndrueshme

Parimet e qeverisjes me bazë mjedisore dhe sociale (ESG) janë një aspekt thelbësor i industrisë së ndërtimit në Shqipëri. Gjatë dekadës së fundit vendi ka rritur ndjeshëm numrin e hidrocentraleve, të dhëna në formën e koncesioneve. Kjo i ka lejuar Shqipërisë të krijojë një rrjet të rëndësishëm hidrocentralesh të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, të cilët rrisin kapacitetin e vendit për të prodhuar energji elektrike të gjelbër.

Gjithashtu ka një fokus në zhvillimin e impianteve fotovoltaike për të kthyer dritën e diellit në energji elektrike. Aktualisht janë 11 ferma diellore në funksion. Qeveria shqiptare ka lëshuar disa licenca për më shumë fabrika të vogla dhe të mesme dhe ka nënshkruar marrëveshje koncesioni për disa fabrika të mëdha. Kjo paraqet një mundësi për të diversifikuar më tej aftësinë e prodhimit të energjisë së gjelbër të vendit.

Intesa Sanpaolo ka zhvilluar një strategji të dedikuar për të mbështetur dhe promovuar projekte që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë së gjelbër. Në Shqipëri kjo strategji është në përputhje me prioritetet e vendosura nga qeveria e saj, e cila synon që 100% e energjisë elektrike në Shqipëri të prodhohet nga burime të rinovueshme brenda vendit.

Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështet projekte të rëndësishme në lidhje me prodhimin e energjisë hidroelektrike dhe fotovoltaike. Për shembull, ajo ka krijuar një paketë produktesh që synon thjesht bizneset që zbatojnë investime fotovoltaike.

Pajtueshmëria me parimet e qeverisjes me bazë mjdesiore dhe sociale (ESG) është thelbësore – jo vetëm për të marrë lejet e nevojshme nga qeveria, por edhe për të siguruar mbështetje financiare. Për më tepër, rritja e interesit nga bizneset për të realizuar investime të tilla është përforcuar nga rritja drastike e çmimeve të energjisë.

Ndërveprimet tona me të gjithë pjesëmarrësit në këta sektorë kanë qenë shumë pozitive dhe frytdhënëse deri më sot,- thotë Kota. Ne jemi të prirur të vazhdojmë të mbështesim këtë fushë të rëndësishme të rritjes dhe po intensifikojmë veprimet tona për të rritur më tej kontributin tonë.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0