Atalanta Football Camp Tirana

120 fëmijë morën pjesë në këtë kamp

Tiranë, 3 Qershor, 2022 – Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Atalanta Football Camp i organizuar për herë të parë në Tiranë, Shqipëri nga Intesa Sanpaolo Bank Albania, u përmbyll sot me sukses me ceremoninë e ndarjes së diplomave dhe medaljeve.

Ky event sportiv u zhvillua nga data 1-3 qershor, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 120 fëmijëve të moshave 8-12 vjeç. Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte partneri kryesor i këtij projekti në bashkëpunim me Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo.

Ky aktivitet përshiu fëmijë nga familje në nevojë, fëmijë të klientëve të Bankës dhe fëmijë të stafit. Gjatë tre ditëve të kampit, fëmijët përjetuan gëzimin e të mësuarit të luajnë futboll përmes ushtrimeve dhe lojërave të përshtatshme për grupmoshën e tyre. Fëmijëve pjesëmarrës iu dha një mundësi unike për të mësuar aftësitë, teknikat dhe sekretet e të performuarit shkëlqyer në këtë sport duke u stërvitur nga trajnerët më të mirë të skuadrës së të rinjve të Atalantës. Kjo ishte një eksperiencë e veçantë me një rol edukativ dhe njëkohësisht argëtues. Të gjithë fëmijët pjesëmarrës morën dhuratë një çantë me uniformën zyrtare të ekipit të Atalanta B.C, medalje suvenire dhe diploma që njohin zyrtarisht pjesëmarrjen e tyre në Atalanta Football Camp Tirana.

Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur për organizimin dhe përfundimin me sukses të Atalanta Football Kamp në Shqipëri. Dëshiroj të falënderoj të gjithë aktorët që bashkëpunuan për organizimin e eventit në fjalë dhe të gjithë fëmijët që iu bashkuan këtij rrugëtimi. Jemi veçanërisht të lumtur që mirëpritëm një ngjarje që përfshinte fëmijë nga familje në nevojë dhe mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë të ofrojmë mundësi të barabarta për fëmijët dhe të rinjtë në eventet tona të ardhshme.”

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorim të ngushtë të nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë. Faqe zyrtare: www.intesasanpaolobank.al

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë vendase – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin Financiar, me një fokus të veçantë në zhvillimin dixhital dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërrmarjet që janë në pronësi të plotë të saj për zhvillimin e produkteve, menaxhimin e aseteve dhe sigurimeve. Përkushtimi i vazhdueshëm në lidhje me parimet e QMS-së nga ana e Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie për projekte me ndikim social dhe mjedisor deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për ekonominë qarkulluese, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për të arritur Zero Neto deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një përkrahës i angazhuar i kulturës italiane, Grupi Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e tij të muzeve, Galleri d'Italia, për të prezantuar trashëgiminë artistike të bankës por dhe si një hapësirë për zhvillimin e projekteve prestigjioze kulturore.

News: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

Twitter: @intesasanpaolo

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo

 

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0