09.01.2026
Ju njoftojmë se, duke filluar nga data 17 mars 2026, do të aplikohen disa ndryshime në kushtet e punës për disa nga produktet dhe shërbimet tona.
Ndryshimet kanë të bëjnë me:
- Shërbimi i njoftimit me SMS. Tarifa mujore do të jetë 150 LEK.
- Llogaria e kursimit/Plani i kursimit. Tarifa mujore e mirëmbajtjes, në rast se balanca në llogarinë e kursimit është nën balancën minimale, do të jetë 150 LEK / 1.5 EUR / 1.5 USD / 1.5 GBP.
Ky ndryshim do të bëhet në varësi të monedhës së llogarisë tuaj të kursimit.
- Rinovimi automatik i depozitës me afat. Komisioni për rinomivim automatik, i aplikueshëm në momentin e rinovimit të depozitës, do të jetë 100 LEK / 1 EUR / 1 USD / 1 GBP dhe ky ndryshim do të aplikohet për çdo rinovim të depozitës tuaj, sipas monedhës në të cilën keni depozitën.
- Limiti ditor për përdorimin e kartës në Internet (Online):
Visa Inspire – 100,000 LEK / 15 veprime - Limiti ditor për depozitimet në ATM-të e Bankës:
Visa Inspire – 500,000 LEK / 5 veprime
Visa Classic – 5,000 USD / 5 veprime
Mastercard Standard – 5,000 EUR / 5 veprime
Mastercard Gold – 6,000 EUR / 5 veprime
Mastercard Business – 7,000 EUR / 5 veprime
Kushtet e përditësuara të punës i gjeni në fund të kësaj faqeje.
Përveç ndryshimeve të sipërpërmendura të gjitha kushtet e tjera kontraktore mbeten të pandryshuara.
Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi t’i diskutoni më tej ndryshimet, lutemi konsideroni se menaxheri juaj i marrëdhënieve me klientët është në dispozicionin Tuaj të plotë, ndërkohë që sjellim në vëmendjen Tuaj, dhe Ju sigurojmë që Banka është e përkushtuar në respektimin e, çdo të drejte Tuaj ligjore dhe kontraktuale për rastet e ndryshimeve të kushteve kontraktore.
Intesa Sanpaolo Bank