• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Aplikimi i “Design Thinking” për të bërë realitet ekonominë qarkulluese

Dizajni nuk ka të bëjë vetëm me produktet - ai mund të aplikohet edhe në sisteme. Në këtë artikull, tre specialistë të studimeve mbi "Design Thinking" diskutojnë se si qasja e duhur mund të përshpejtojë kalimin drejt një ekonomie qarkulluese.

06/06/2022

Për të mësuar më shumë dëgjo podcast-in:

Dizajni është një element thelbësor në procesin e aplikimit të modelit të ekonomisë qarkulluese. Jo vetëm që do të na ndihmojë të rimendojmë produktet dhe mënyrën se si ato prodhohen, por gjithashtu do të na ndihmojë të riformojmë sistemet në biznes dhe më gjerë.

"Kur mendojmë për qëllimin e dizajnit, ky i fundit ka ndryshuar në mënyrë drastike. Me modelin e ekonomisë qarkulluese ne po mendojmë të dizenjojmë sisteme të organizatave të cilat mbështesin dëshirën e tyre për të pasur një impakt pozitiv në ekonominë qarkulluese."

Chris Grantham, Drejtor Ekzekutiv i Ekonomisë Qarkulluese në Ideo

Ideja e zbatimit kreativ të dizanjit në një fushë më të gjerë quhet ndryshe “Design Thinking”. Zbatimi i “design thinking” mund të ndryshojë në tërësi një model biznesi, duke përfshirë KPI-të dhe mënyrën se si një kompania mat vlerën e krijuar në treg. 

Mund të nënkuptojë gjithashtu ridizenjimin e mënyrës se si një biznes zotërohet dhe qeveriset. Kjo mund t'i lejojë kompanitë të ndryshojnë mënyrën se si krijojnë vlerë për të gjithë grupet e tyre të interesit. 

Dizajni mundet gjithashtu të ndihmojë në të menduarit ndryshe në nivelin e industrisë - duke tejkaluar barrierat që shkaktohen nga konkurrenca drejt ndërtimit të zinxhirëve të bashkëpunimit të krijimit, të cilët janë në gjendje të shfrytëzojnë më së miri burimet në çdo hallkë pjesë të zinxhirit të vlerës duke ndihmuar edhe në përballimin e katastrofës mjedisore. Kjo lejon të përballemi me problemin e “pamjaftueshmërisë” së burimeve natyrore në një moment të rritjes së popullatës botërore përtej statistikave të parashikuara. 
 

"Dizajni i ekonomisë qarkulluese është një mënyrë e re shumë e rëndësishme për aplikimin e metodologjive të projektimit. Por kjo mënyrë e të mendurit bëhet dhe më efektive kur e aplikoni në modelin e biznesit dhe sistemeve gjithashtu."

Alice Bodreau, Menaxhere e Partnerëve Strategjikë për Evropën në Fondacionin Ellen MacArthur

Alice citon modelin e ri të marrjes me qira të zinxhirit francez të mallrave sportive Decathlon si një ide që ka lindur nga kjo mënyrë e re e të menduarit. “Është shumë më e lehtë për mua të marr një tendë me qira për të shkuar në kamping një herë në vit sesa të blej një të re. Në të njëjtën kohë, për kompani si Decathlon ka një interes ekonomik në aplikimin e këtyre modeleve.”

Modeli i qirasë nënkupton që kompanitë duhet të mendojnë për produktet në një mënyrë tjetër. Sipas një modeli me qira, për shembull, produktet e tregut masiv duhet të projektohen dhe prodhohen për jetëgjatësi dhe jo për marzhin më të lartë të fitimit.

Si partneri i parë strategjik i shërbimeve financiare të Fondacionit Ellen MacArthur, Intesa Sanpaolo ka menduar shumë për ridizajnimin e sistemeve.

"Qarkullueshmëria mund të konsiderohet një lloj kornize që përmirëson veçoritë që janë në mentalitetin e të menduarit të dizajnit. Dhe shton disa mundësi të reja për dizajnimin e shërbimeve të reja. Kur projektojmë shërbime, ne përpiqemi të aplikojmë një qasje sistematike. Ne marrim parasysh reciprocitetin e çdo shkëmbimi; ne përpiqemi të marrim parasysh elementë nga sisteme të tjera që mund të japin vlerë të re për shërbimet tona."

Fabio Salierno, Drejtues i Shërbimit dhe Dizajnit UX të Intesa Sanpaolo

Plani më i fundit i biznesit i Intesa Sanpaolo, nga viti 2022 deri në vitin 2025, përfshin një kontribut të rëndësishëm prej 115 miliardë eurosh drejt shoqërisë dhe tranzicionit të gjelbër, nga të cilat 8 miliardë euro kredi të reja janë të akorduara për ekonominë qarkulluese.

Banka ka krijuar gjithashtu një bankë tërësisht dixhitale, të quajtur Isybank, për të përmirësuar sistemet, për të reduktuar mbeturinat dhe për të dhënë rezultate më të mira për klientët. Dëgjoni podcast-in për të mësuar më shumë nga Chris, Alice dhe Fabio rreth "design thinking" dhe ekonomisë qarkulluese.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0