• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Ekonomia qarkulluese mund të jetë çelësi për sfidën ndaj ndryshimeve klimatike

Ekonomia qarkulluese mund të na ndihmojë të rishkruajmë të ardhmen tonë dhe të zvogëlojmë ndikimet negative që shkaktohen në mjedis nga ndryshimet klimatike.

22/06/2023

Nga përmbytjet te zjarret në pyje e deri te shkrirja e akullit, kudo që kthehemi mund të shohim ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike në mjedis. Duke qenë se ky është një problem i krijuar nga njeriu, është në dorën tonë të ndryshojmë situatën për mirë falë sjelljeve tona. 

Dyzet e pesë për qind e emetimeve të gazeve serë që shkaktojnë ndryshimet klimatike vijnë nga prodhimi i ndërtesave, makinave, rrobave dhe ushqimeve në jetën tonë të përditshme.

Ekonomia qarkulluese do të na ndihmojë të rimendojmë mënyrën se si i realizojmë disa nga këto aktivitete në jetën tonë të përditshme, duke konceptuar rrugë të reja të cilat sjellin reduktimin e emtimeve të dëmshme të gazeve serë. Si rezultat, do të afrohemi më pranë drejt objektivit të Marrëveshjes së Parisit për uljen e temperaturës së Tokës me 1.5 gradë.

Nëse zbatojmë parimet e ekonominë qarkulluese në vetëm pesë industri të përpunimit – atë të çimentos, aluminit, çelikut, plastikës dhe ushqimit – mund të pastrojmë 9.3 miliardë ton CO2 nga atmosfera jonë deri në vitin 2050. Kjo do të ishte ekuivalenti i uljes në zero të të gjitha emetimeve të shkaktuara nga industria e transportit.
 
Si do të ndihmojë ekonomia qarkulluese? Parimet e ekonomisë qarkulluese ndihmojnë në hartimin e strategjive për zvogëlimin e mbetjeve dhe ndotjes në çdo fazë të procesit të prodhimit dhe reduktojnë mbipërdorimin e produkteve të dëmshme.

Le të marrim shembullin e çimentos, të përmendur më sipër e cila përdoret gjerësisht në të gjithë planetin për të ndihmuar në ndërtimin e strukturave të ndryshme. Megjithatë, procesi i prodhimit të vetë çimentos, është shkaktare për prodhimin e 8% të emetimeve vjetore globale të CO2. Për të prodhuar çimenton, lëndët djegëse fosile ose mbetjet digjen për të mbinxehur gëlqeren në një furrë dhe për të prodhuar oksid kalciumi - një proces kimik që rezulton në emetime të mëtejshme të CO2.

Ne mund të rimendojmë mënyrën se si prodhohet çimentoja, në mënyrë që gjatë procesit të ms shkaktohet nxjerrja e karbonit por absorbimi i tij, njëlloj siç ndodh tek pemët. Kjo mund të arrihet përmes përdorimit të materialeve apo aplikacioneve të reja të fjalës së fundit të teknologjisë. Në këtë mënyrë kemi rikonceptuar parimet e ekonomisë sipas modelit të ekonomisë qarkulluese.
 
Intesa Sanpaolo është partneri i parë strategjik i shërbimeve financiare të Fondacionit Ellen MacArthur, i cili është i angazhuar për kalimin drejt ekonominë qarkulluese.

Shikoni videon për të mësuar më shumë se si mund të na ndihmojë të zvogëlojmë ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike dhe të sigurojmë të ardhmen e planetit tonë.
 
Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0