• No Suggestions Result

Këmbimi Valutor

INSTRUMENTE FINANCIARE

Këmbimi Valutor

Për çfarë të shërben këmbimi valutor?

01/09/2021

Çfarë është këmbimi valutor?

Këmbimi valutor është shkëmbimi i një monedhe me një tjetër kundrejt një çmimi që njihet si kursi i këmbimit. Për të lehtësuar dhënien e çmimit te monedhës dhe për të shmangur ngatërresat, çdo çift monedhash, me marrëveshje, kuotohet gjithmonë njësoj (psh. USD/LEK, EUR/USD, GBP/CHF), ku monedha e parë është monedha Bazë dhe monedha tjetër, eshte monedha Dytësore. Kursi jepet gjithmonë duke iu referuar monedhës Bazë, si në blerje, edhe në shitje (pra p.sh., 1 EUR = 123.00 LEK në blerje, dhe 1 EUR = 123.40 LEK në shitje).

 
Përse nevojitet këmbimi valutor dhe ku përdoret?

Këmbimi valutor iu shërben kompanive të cilat e kanë fluksin e parasë në dy monedha, pra të ardhurat në një monedhë dhe shpenzimet në monedhë tjetër. Këtu mund të futen kompanitë tregtare të import-eksportit, si edhe kompanitë ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. Gjithashtu, këmbimi valutor mund të përdoret si nga kompanitë, ashtu edhe nga individët për diversifikimin e portofolit të tyre të likuiditetit apo të kursimeve. Ka, ndërkohë, edhe një diskutim botëror që kursi i këmbimit të përfshihet në mandatet e bankave qendrore, krahas inflacionit apo punësimit, pasi roli i tij ka ardhur në rritje dhe është bërë faktor i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë.

Cilat janë Efektet dhe Rreziqet e këmbimit valutor?

-    Në Nivel Makroekonomik:
Kursi ka efekt në bilancin e pagesave apo në borxhin publik (pra në borxhin e shtetit Shqiptar i cili është marrë në monedhë të huaj). 
-    Në Nivel Biznesi:
Mund të ndikojë në çmimet e produkteve të ndryshme të importit apo edhe eksportit. Gjithashtu, këmbimi valutor mund të ketë edhe efekt mbrojtës ndaj luhatjeve të kursit, nëse kompanitë vendosin ta përdorin këmbimin për t’u mbrojtur nga luhatja e kursit për një kontratë mallrash me lëvrim me afat.


Rreziqet e këmbimit valutor

Lëvizja afatgjatë e kursit të këmbimit në një kah, pra zhvlerësimi apo vlerësimi i monedhës bazë të çiftit të monedhave. Kjo mund të shkaktojë humbje neto të kursimeve apo të vlerës së likuiditetit, nëse subjekti ka mbajtur monedhën që është zhvlerësuar. Ky fakt vlen edhe për klientët që duan të përfitojnë nga këmbimi valutor, duke i lëvizur fondet nga njëra monedhë në tjetrën. Në këtë rast luhatshmëria e madhe e kursit të këmbimit mund t’i penalizojë këta klientë. 


*Prandaj bankat qendrore i mbajnë rezervat valutore në formë shporte, pa u përqendruar vetëm te një monedhë. 
 

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0