• No Suggestions Result

EKONOMI

Krijimi i besimit në zinxhirët evropianë të furnizimit

Kur Kina mbylli fabrikat dhe portet e saj në fillim të vitit 2020, fluksi global i produkteve dhe pjesëve përbërëse të tyre u ndërpre. Efekti ishte i përkohshëm, por ndërtimi i zinxhirëve të furnizimit me qasje më elastike dhe të larmishme përbën tashmë një përparësi e biznesit.

31/05/2021

Në përgjigje të kësaj sfide, Intesa Sanpaolo ka prezantuar “Confirming”, një platformë financiare tërësisht dixhitale në ndihmë të vazhdimësisë së zinxhirëve të furnizimit. Së pari, u prezantua si një zgjidhje për bizneset italiane. Tani do të shpërndahet në Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo (ISBD), i cili përfshin banka në të gjithë Evropën qendrore dhe jug-lindore.

Ky proces nisi në qershor kur Banka CIB, e cila zhvillon aktivitetin e saj në Hungari, u bë anëtarja e parë e ISBD që prezantoi produktin.

Marco Rottigni, kreu i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo beson se “Confirming” është produkti i duhur, i projektuar dhe zhvilluar në kohën e duhur.

"Bizneset shprehin një nevojë të qartë: të bëjnë më të thjeshtë procesin e menaxhimit të marrëdhënieve me bankat përmes zgjidhjeve dixhitale."

Marco Rottigni - Drejtues i Divizionit të Bankave Filiale

Sigurimi i flukseve të rregullta të parasë përmes administrimit të likuiditetit

“Confirming” është një zgjidhje dixhitale e cila i vendos blerësit dhe shitësit në të njëjtën platformë, ku Intesa Sanpaolo vepron si garantues i pagesës. Kjo optimizon menaxhimin e likuiditetit për blerësit dhe siguron që shitësit të paguhen shpejt.

Kostot e shkaktuara nga pagesat e vonuara zvogëlohen për të dyja palët dhe eliminohet rreziku i mospagimit. Banka bëhet partnere në zinxhir, duke rritur besimin për blerësit dhe shitësit.

"Confirming” lejon që bankat tona të mbështesin financiarisht ciklin e furnizimit, duke garantuar qendrueshmëri dhe duke mbështetur në këtë mënyrë një rrjet që gjeneron flukse të rëndësishme tregtare ndërkombëtare", shton Rottigni.

Stefano Barrese, kreu i Divizionit të Banka dei Territori, shprehet se mbështetja e grupit për zinxhirët e furnizimit nuk është diçka e re. 

"Kjo ka qenë në qendër të të gjitha strategjive të projektuara nga Grupi Intesa Sanpaolo përgjatë viteve. Ne jemi partnerë me mbi 700 zinxhirë italianë të furnizimit të shtrirë përgjatë gjithë vendit, duke krijuar një rrjet të përbërë nga më shumë se 16,000 kompani furnizuese si dhe një marzh fitimi prej 70 milion Euro."

Stefano Barrese, kreu i Divizionit të Banka dei Territori

Një zgjidhje unike për klientët në çdo vend

Shtrirja ndërkombëtare e “Confirming” sjell risi në krijimin e një zgjidhjeje të vetme dixhitale të financimit të zinxhirëve të furnizimit për klientët në çdo shtet ku Grupi Intesa Sanpaolo operon.

Arsyet pse Banka CIB është ajo ku platforma dixhitale provohet për herë të parë jashtë Italisë

Hungaria shërben si një pikë strategjike lidhëse për Grupin Intesa Sanpaolo me Evropën qendrore dhe jug-lindore. Si një udhëheqës dixhital në tregun hungarez, CIB gjithashtu luan një rol udhëheqës në strategjinë më të gjerë të inovacionit dixhital të Grupit.

Me përvojën 15 vjeçare në përdorimin e zgjidhjeve të faktoring-ut të zinxhirit të furnizimit, kjo bankë ishte zgjedhja e dukshme për të testuar potencialin ndërkombëtar të platformës “Confirming”.

Pál Simák, DPE (Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv) i CIB, beson se faktorizimi dixhital do të ndihmojë stimulimin e ekonomisë hungareze pas rënies së shkaktuar si pasojë e Covid-19.

"Pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, një shërbim që promovon besimin e biznesit ofron avantazhe shumë të rëndësishme për kompanitë hungareze," thotë ai.

Ndërsa ekonomitë po rimëkëmben pas Covid-19, parashikimi i transaksioneve financiare do të jetë thelbësor për bizneset. Rritja e sigurisë në transaksionet ndërkufitare, shpejton flukset tregtare dhe përmirëson besimin e klientëve.

Simák beson se “Confirming” do t'u krijojë, në veçanti, Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMV-ve) një besueshmëri të re në tregtinë ndërkufitare, "sepse në një farë mënyre do të thotë që dikush është kujdesur për to".

 

"Ne presim që roli i faktoring-ut të rritet përsëri ndërsa zbehet epidemia e Covid-19, sepse kjo përmirëson perfomancën financiare të ndërmarrjeve më të parashikueshme."

Pál Simák, DPE (Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv) i CIB

Si mundet “Confirming” të ndihmojë në formëzimin e tregut evropian të financave me qasje përparësinë e mbështetjes së zinxhirëve të furnizimit?

Platforma “Confirming” sjell edhe një herë në vemendje angazhimin e Intesa Sanpaolo për të thjeshtuar marrëdhënien e bankës me klientët e korporatave përmes shërbimeve dixhitale. Sipas një studimi të fundit nga Bain & Company, më shumë se 60 përqind e Drejtorëve Financiarë evropianë kanë ndërmarrë iniciativa të transformimit dixhital në tre vitet e fundit për të ulur kostot operacionale.

Platforma “Confirming” realizon këto objektiva të financimit të zinxhirit të furnizimit. I njëjti hulumtim zbuloi se tregu evropian i financave të zinxhirëve të furnizimit pritet të rritet me 15 përqind në vit midis 2021 dhe 2023. Platforma “Confirming” i jep mundësinë Intesa Sanpaolo për të luajtur një rol udhëheqës  në këtë proces zgjerimi. Për më tepër, “Confirming” krijon mundësi të reja biznesi përmes ofrimit të shërbimeve bankare - të tilla si këmbimi valutor - për zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit të klientëve.

"Sapo bizneset të njihen me“Confirming”, ne mund të zhvillojmë më tej marrëdhënien bankare me ta," shton Simák.

Një aspekt tjetër i dobishëm i projektit është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis bankave filiale të Grupit Intesa Sanpaolo.

Bankat simotra kanë punuar ngushtë për të harmonizuar kornizat ligjore dhe rregullatore përpara rritjes së tyre organike në tregjet ku operojnë. Për Barrese ky bashkëpunim i ri që ofron gjeneratën e ardhshme të zgjidhjeve bankare dixhitale do të pozicionojë Grupin në qender të zhvillimeve dixhitale në nivel ndërkombëtar.

“Ne kemi iniciativa të vazhdueshme në fushat kryesore të inovacionit, nga inteligjenca artificiale te Ekonomia Qarkore, dhe nga financat inovative në Tranzicionin 4.0. Ne kemi avantazhin e të qenit në gjendje të shfrytëzojmë aftësitë dhe praninë ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo dhe kjo qasje sinergjike do të drejtojë veprimin tonë në të ardhmen. "

Pál Simák, CEO i CIB

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0