• No Suggestions Result

JAVA GLOBALE E PARASE 2022

Nga data 21 deri më 27 mars 2022, Intesa Sanpaolo do të propozojë
një javë aktivitetesh edukative në shkolla në kuadër të "Javës Globale të Parasë".

Torino, 17 mars 2022 – Grupi Intesa Sanpaolo, përmes "Muzeut të Kursimeve" dhe Bankave të Huaja Filiale, po përgatit një javë të mbushur me aktivitete dhe nisma si pjesë e Javës Globale të Parasë 2022, tani në edicionin e saj të dhjetë, të planifikuar nga data 21 deri më 27 mars 2022. Këto evente janë të përgatitura për të gjithë të rinjtë që nga cikli i arsimit parashkollor e deri tek studentët e universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit për rëndësinë e përvetësimit të njohurive, aftësive dhe sjelljeve të nevojshme për të marrë vendime të zgjuara financiare.

"Krijoni të ardhmen tuaj, duke vepruar me zgjuarësi në përdorimin e parasë" është tema e këtij viti. Kjo temë synon të theksojë lidhjen midis aftësisë për të menaxhuar financat me mundësinë për të bërë zgjedhje të zgjuara në planifikimin e së ardhshmes. Që nga viti 2021 Komiteti për planifikimin dhe koordinimin e aktiviteteve të edukimit financiar ka koordinuar Javën Globale të Parasë për Italinë në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), institucioni që organizon këtë aktivitet në nivel ndërkombëtar.

Një edicion i veçantë i seminarit "LEGONOMIA - Ekonomia e shpjeguar nëpërmjet lojës së famshme Lego" i mbajtur në internet në bashkëpunim me FEdUF dhe Luciano Canova, ekonomist, akademik dhe trajner i Lego Serious Play do të shërbejë për hapjen e Javës Globale të Parasë në “Muzeun e Kursimeve” në datën 21 mars në orën 11:00. Nëpërmjet blloqeve të famshme të lojës Lego, nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë më shumë mbi koncepte të tilla eonomike si çmimi, inflacioni dhe PBB-ja, në një mënyrë të thjeshtë dhe zbavitëse.

Webinari "EduFin Stërvit-Tranjerin" është planifikuar të zhvillohet për shkollat ​​e mesme në orën 11:00 të datës 22 mars 2022. Ky program trajnimi është krijuar posaçërisht për të lejuar nxënësit e shkollave të mesme të propozojnë aktivitete të thjeshta edukimi financiar për nxënësit e shkollave fillore. Gjatë webinarit, do të ofrohen mjete edukative dixhitale të përgatitura nga “Muzeu i Kursimeve” si aplikacione edukative, edu-kuize, video dhe botime për fëmijë dhe adoleshentë.

"Rreth botës me Arko dhe Iris", një përrallë e cila është planifikuar të zhvillohet në orën 9:00 më 23 mars 2022, do t'u kushtohet nxënësve të shkollave fillore, për të rritur nivelin e tyre të ndërgjegjësimit mbi konceptin e kursimeve dhe rëndësinë e të qenurit i pavarur financiarisht. Maskotat e Muzeut të Kursimeve, të quajtur For dhe Mika, do të tregojnë historinë e Arko dhe Iris, dy derrkucë të vegjël që erdhën një ditë në jetë në mënyrë magjike dhe kaluan një aventurë të jashtëzakonshme. Maskotët For dhe Mika do të ndërveprojnë më pas me fëmijët, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe kurioziteteve të tyre mbi paranë. Ngjarja merr shkas nga fabula e “Muzeut të Kursimeve” "Arko dhe Iris në Amerikën e Jugut", e përkthyer për këtë rast në 17 gjuhë evropiane (frëngjisht, anglisht, spanjisht, bullgarisht, portugalisht, serbisht, moldavisht, boshnjakisht, kroatisht, ukrainisht, rumune, arabisht, sllovene, shqiptare, sllovake, greke dhe polake), në bashkëpunim me rrjetin e bankave të huaja në Divizionin e Bankave Filiale Ndërkombëtare të grupit Intesa Sanpaolo.

"Arko dhe Iris në Amerikën e Jugut" do të jetë një përrallë e re e përkthyer në shumë gjuhë të botës nga “Muzeu i Kursimeve” dhe bankat pjesëmarrëse të filialeve të huaja e cila do të vendoset në dispozicion të prindërve. Kjo përrallë do të shërbejë për edukimin e fëmijëve mbi rëndësinë e pavarësisë ekonomike, duke u mësuar atyre se rruga e duhur drejt realizimit të ëndrrave është nëpërmjet krijimit të një marrëdhënieje harmonike me paranë.

Nxënësit e shkollave të mesme janë audienca e synuar e sesionit Bisedë e Drejtpërdretë Dixhitale, më 25 mars 2022 në orën 10:00, me titull "NUMRAT E MASKUAR: kur numrat na tregojnë mbi botën", me kontributin e popullarizuesve nga Taxi1729. Biseda i kushton vëmendje të veçantë rëndësisë së aftësisë për të kuptuar dhe analizuar të dhënat dhe për të dalluar informacionin e duhur në mënyrë që të rrisim sigurinë në marrjen e vendimeve për menaxhimin e konsumit dhe financave personale.

Përkrah eventit kryesor të përqëndruar tek fëmijët, “Muzeu i Kursimeve” po planifikon gjithashtu një seminar për të rriturit, veçanërisht mësuesit, edukatorët dhe profesionistët e edukimit financiar, që do të mbahet më 30 mars, në orën 16:00 me titull "Sa rëndësi ka mënyra se si bëhet një pyetje? Efekti i kornizës: si mund të ndikojë gjuha në mënyrën se si mësojmë dhe vlerësojmë." Seminari online i kushtohet prezantimit të një studimi dhe një dokumenti pune të krijuar nga Giovanna Paladino, drejtore dhe kuratore e Muzeut të Kursimeve. Ky seminar do të ndiqet edhe nga një debat që synon të hetojë mbi mënyrën se si gjuha kushtëzon mësimin e studentëve dhe të rriturve, dhe në veçanti cili është efekti i inkuadrimit në kornizën e proceseve të vlerësimit të aftësive, së bashku me profesorët Enrico Cervellati dhe Tommaso Agasisti. Do të jetë edhe pjesëmarrja e anëtarëve të Taxi 1729.

Në Javën Globale të Parasë marrin pjesë edhe bankat e mëposhtme të Divizionit të Bankave Filiale Ndërkombëtare të grupit Intesa Sanpaolo: Alexbank në Egjipt, Banca Intesa Beograd në Serbi, Eximbank në Moldavi, Intesa Sanpaolo Bank Albania, Intesa Sanpaolo Bank Rumani, Intesa Sanpaolo Bank Slloveni, Intesa Sanpaolo Banka Bosna i Hercegovinës dhe Privredna Banka Zagreb në Kroaci. Krahas eventit “Një shëtitje rreth botës me Arko dhe Iris”, do të organizohen edhe shumë nisma të tjera lokale për fëmijët në shkollat fillore, si dhe studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve. Leksionet me prezencë fizike dhe seancat e zhvilluara online do të thellohen në temat e financave, nga menaxhimi i kursimeve, shpenzimeve dhe buxheteve personale deri te mundësitë për të marrë një kredi.

Informacionet dhe rezervimet janë të disponueshme me e-mail: prenotazionimdr@civita.art
 

Informacion për shtypin

Intesa Sanpaolo

Marrëdhëniet me mediat dhe shoqatat

Veprimtaritë Institucionale, Sociale dhe Kulturore

stampa@intesasanpaolo.com

https://group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

Intesa Sanpaolo

Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë reale – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit i Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin, të fokusuar shumë në teknologjinë dixhitale dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga fabrikat e saj të produkteve në pronësi të plotë në menaxhimin e aseteve dhe sigurimet. Angazhimi i fortë ESG i Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie me ndikim deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për tranzicionin e gjelbër, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për Neto Zero deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një mbrojtës i angazhuar i kulturës italiane, Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e saj të muzeve, Galleri d'Italia, për të pritur trashëgiminë artistike të bankës dhe si një vend për projekte kulturore prestigjioze.

Lajme: group.intesasanpaolo.com/it/sala-stampa/news 
Twitter: @intesasanpaolo 
LinkedIn:
linkedin.com/company/intesa-sanpaolo 

 

 

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0