• No Suggestions Result

INTESA SANPAOLO:

DHURON 10 MILIONE EURO PER UKRAINEN

  • Grupi Intesa Sanpaolo do të dhurojë 10 milionë euro për organizatat lokale dhe ndërkombëtare në Ukrainë
  • DPE Carlo Messina: “Ndihmë konkrete dhe e menjëhershme sot dhe në të ardhmen”
  • Dhurimi i shtohet nismave të mëparshme të grupit të vëna në dispozicion për kolegët e Bankës Pravex, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo në Ukrainë.

    Torino / Milano, 5 mars 2022 – Grupi Intesa Sanpaolo do të dhurojë 10 milionë euro për të përkrahur nismat e solidaritetit dhe mikpritjes në ndihmë të popullit ukrainas. 
    Donacioni i Bankës do të përdoret për të mbështetur vazhdimësinë e punës së organizatave lokale dhe ndërkombëtare, lista e të cilave do të përcaktohet së shpejti.

    Carlo Messina, DPE i Intesa Sanpaolo, shpjegoi nismën e Grupit: 

    “Grupi Intesa Sanpaolo është shquar gjithmonë për ndikimin me anë të veprimtarive bankare në komunitetet e vendeve në të cilat operon. Si një grup lider bankar në Evropë 
    dhe e vetmja bankë italiane e pranishme në Ukrainë, ne synojmë të ndërrmarim një nismë konkrete për të shprehur mbështetjen tonë për popullin ukrainas të prekur nga kjo emergjencë serioze humanitare.

    “Kjo nismë i shtohet veprimtarive të mëpashme të ndërmarra për të ndihmuar stafin tonë në degën Pravex, në Ukrainë, kolegë që kanë vazhduar të mbështesin vendin 
    e tyre duke siguruar mbajtjen hapur të degëve dhe ofrimin e shërbimeve bankare edhe në këto rrethana të vështira. I shprehim dhe një herë falenderime dhe mbështetje 
    të gjithë kolegëve tanë dhe familjarëve të tyre. Dua gjithashtu të falenderoj stafin në filialet tona në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Moldavi për mikëpritjen dhe mbështetjen e ofruar te kolegët tanë ukrainas.

    “Vendimi i miratuar së bashku me Kryetarin e Bordit Gian Maria Gros-Pietro synon të dhurojë 10 milionë euro në mbështetje të projekteve që promovojnë solidaritetin 
    dhe mikpritjen për të gjithë të prekurit nga kjo krizë. Emergjenca humanitare gjithnjë e më e madhe rrit rëndësinë e kësaj nisme, duke e bërë urgjente nevojën për 
    të ofruar ndihmë konkrete dhe të menjëhershme në të tashmen si dhe në të ardhmen.
     
    Krahas kësaj, ne jemi duke përgatitur një fushatë për realizimin e mbledhjes së fondeve përmes platformës sonë jofitimprurëse të crowdfunding, të njohur 
    si For Funding që synon të kombinojë mbështetjen tonë të re me fondet që ne jemi në gjendje të grumbullojmë përmes mobilizimit të publikut për të përkrahur njerëzit në nevojë.”

    Informacion për shtypin
    Intesa Sanpaolo
    Marrëdhëniet me mediat dhe shoqatat
    Veprimtaritë Institucionale, Sociale dhe Kulturore
    stampa@intesasanpaolo.com 
    https://group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news 

    Rreth Intesa Sanpaolo
    Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë reale – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit i Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin, të fokusuar shumë në teknologjinë dixhitale dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga fabrikat e saj të produkteve në pronësi të plotë në menaxhimin e aseteve dhe sigurimet. Angazhimi i fortë ESG i Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie me ndikim deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për tranzicionin e gjelbër, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për Neto Zero deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një mbrojtës i angazhuar i kulturës italiane, Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e saj të muzeve, Galleri d'Italia, për të pritur trashëgiminë artistike të bankës dhe si një vend për projekte kulturore prestigjioze.

    Lajme: group.intesasanpaolo.com/it/sala-stampa/news   
    Twitter: @intesasanpaolo 
    LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0