• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Intesa Sanpaolo: Një zgjidhje e qëndrueshme për të ardhmen

Intesa Sanpaolo e ka vendosur ekonominë qarkulluese në qendër të strategjisë së saj të re, me rreth 115 miliardë euro të angazhuara drejt një tranzicioni të qëndrueshëm.

Charlotte Ricca

31/01/2023

Grupi Intesa Sanpaolo mabn një shkallë të lartë përgjegjshmërie për ndikimin e tij social dhe mjedisor. Kjo është arsyeja përse mbështetja e tranzicionit në një ekonomi qarkulluese luan një rol qëndror në planin e tij të biznesit 2022-2025. Banka ka angazhuar rreth 115 miliardë euro drejt një tranzicioni të gjelbër dhe të qëndrueshëm nga tani deri në vitin 2025, dhe synon të arrijë neutralitetin e karbonit të çliruar nga operacionet e saj deri në vitin 2030 dhe emetimet zero neto e shkaktuara nga bizneset bashkëpunuese të saj deri në vitin 2050.

Megjithatë, ekonomia qarkulluese nuk është një koncept i ri për Intesa Sanpaolo. Grupi ishte një nga bankat e para në Evropë që përqafoi iniciativën, duke mbështetur Fondacionin Ellen MacArthur që nga viti 2015, për t'u bërë partneri i parë global i shërbimeve financiare. Në vitin 2017, ajo u bë banka e parë italiane që lëshoi një bonothesar të gjelbër prej 500 milionë euro-sh për financimin e qëndrueshmërisë mjedisore, me fokus në energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë.

Në mënyrë të ngjashme, ekonomia qarkulluese është një faktor nxitës që Intesa Sanpaolo të plotësojë angazhimet e veta ndaj parimeve të ESG-së, duke vlerësuar profilin e rrezikut, elasticitetin e modeleve të biznesit dhe potencialin e rritjes së kompanive, si dhe ndikimin e tyre mjedisor dhe social. Grupi ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Bocconi për të prodhuar një raport mbi marrëdhëniet midis ekonomisë qarkulluese dhe industrisë financiare, me një fokus të dedikuar në efektin e saj në zvogëlimin e rrezikut. Për më tepër, hulumtimi gjeti një marrëdhënie pozitive midis praktikave të biznesit të ekonomisë qarkulluese dhe kthimeve më të larta të biznesit të rregulluara nga rreziku në aksione.

"Sa më e lartë të jetë shkalla e qëndrueshmërisë tek produketet që invstohet, aq më i ulët është rreziku për investitorët, në momentin që ata japin hua apo investojnë në tregjet e kapitalit."

Claudio Zara, Universiteti Bocconi

Sipas Zara-s ka katër arsye kryesore pse ulet rreziku i një aseti kur ai plotëson kushtet e të qenurit në përputhje me parimet e ekonomisë qarkulluese:

  1. Shkëputja e rritjes ekonomike nga shfrytëzimi i lëndëve të para të fundme;
  2. Menaxhim më i mirë i kapitalit natyror;
  3. Rritja e elasticitetit nëpërmjet diversifikimit të modeleve të biznesit;
  4. Dhe reduktimi i eksternaliteteve negative.

Ekipi gjeti gjithashtu prova se adoptimi i modeleve të biznesit të ekonomisë qarkulluese mund ta bëjë ekonominë në përgjithësi më elastike ndaj goditjeve të jashtme. Megjithatë, ndërsa ekonomia qarkulluese përfaqëson një mundësi të vlefshme, ajo mund të përfshijë kosto të larta operacionale fillestare dhe periudha të gjata kthimi gjatë kalimit në një model biznesi qarkullues. Kjo është ajo ku Intesa Sanpaolo po ndihmon, duke financuar kompanitë të cilat po i transformojnë asetet e tyre për të përmbushur kushtet dhe parimet e ekonomisë qarkulluese.

Intesa Sanpaolo është lojtari kryesor në sektorin financiar për sa i përket mbështetjes së tranzicionit, duke ofruar kredi, financa korporative dhe këshillim të përafruar ngushtë me vlerat dhe synimet e ekonomisë qarkulluese.

Ndërmjet viteve 2018 dhe 2021, Grupi u dha hua 7.7 miliardë euro kompanive që adoptonin një model biznesi të qëndrueshëm, i cili përfshinte 1.2 miliardë euro të hipotekave të gjelbra për klientët Individë. Aktivitetet përfshinin zëvendësimin e materialeve kritike dhe të lëndëve djegëse fosile me materiale të ricikluara ose organike, ripërdorimin e mbetjeve organike urbane, rinovimin e impianteve të energjisë së rinovueshme, rikuperimin e mbetjeve industriale për ripërdorimin e tyre në linja të reja produktesh, duke u dhënë një jetë të re produkteve dhe komponentëve në fund të ciklit të tyre të parë të jetës dhe kalimin nga pronësia në zotërimin e një produkti me qëllim rritjen e ngarkesës së përdorimit të tij.

Intesa Sanpaolo nuk ofron vetëm financime, por ofron edhe këshillim ekspertësh, siç shpjegon Zara: "Grupi i ndihmon kompanitë të nisin dhe menaxhojnë projekte transformuese me karakteristikë nivele të larta inovacioni." Inovacioni është faktor kryesor dhe Laboratori i Ekonomisë Qarkulluese (EQ) i Grupit synon të mbështesë tranzicionin përmes shërbimeve këshilluese dhe programeve për inovacion të hapur që bashkojnë botën e biznesit me start-upe, SME-të inovative, universitetet dhe qendrat kërkimore.

Laboratori EQ u krijua në vitin 2018 në partneritet me Fabrikën Cariplo dhe Qendrën e Inovacionit Intesa Sanpaolo. Drejton trajnime dhe projekte të hapura inovacioni, të cilat synojnë të përhapin parimet e ekonomisë rrethore. Qëllimet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë mund të arrihen vetëm nga bizneset dhe shoqëria që kuptojnë përfitimet e një ekonomie rrethore dhe marrin pjesë në këtë rrugëtim transformues.

Grupi është fuqishëm i përkushtuar për të bashkëpunuar me ekosistemet ekonomike, akademike dhe institucionale dhe punon pa u lodhur me bizneset për të përshpejtuar tranzicionin.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0