• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Pesë arsye përse Ekonomia Qarkulluese është një zgjidhje fantastike

Ekonomia Qarkulluese ka fuqinë për të transformuar planetin për mirë. Kjo video shpjegon përse ne po mbështesim lëvizjen për ndryshim.

03/11/2021

Çfarë është ekonomia qarkulluese?

Ky koncept mund të shpjegohet fare lehtë duke parë natyrën. Sipas ligjeve të natyrës, një gjë rigjenerohet në një tjetër, si pjesë e një unaze të vazhdueshme.

Mendo shembullin e një bime së cilës po i afrohet fundi i ciklit jetësor. Bima prodhon fara që rriten në bimë të tjera ose ushqen bimë të tjera.

Në të njëjtën mënyrë, Ekonomia Qarkulluese sjell në jetë parimet e ripërdorimit që shohim në natyrë. Është një ekonomi e cila mbështete në praktika rigjeneruese dhe shmang mbeturinat. Është një qasje që e bën prodhimin dhe konsumin një proces qarkullimi të vazhdueshëm, dhe jo një proces linear. Ja pse ne po mbështesim lëvizjen për ndryshim nga ekonomia e vjetër drejt një të reje qarkulluese:

1. Duhet të ndryshojmë

Burimet natyrore në mbarë botën janë në rrezik zhdukjeje, ndërkohë që mbeturinat përbëjnë një problem të madh për planetin. Ne të gjithë duhet të konsumojmë më pak burime, t'i zgjasim jetëgjatësinë e përdorimit për aq kohë sa të jetë e mundur dhe t'i kthejmë ato në ciklin e prodhimit kur të mbarojmë.

2. Ndihmon biznesin

Përdorimi i burimeve kushton dhe po ashtu edhe energjia, ndërkohë që klientët sot, kanë pritshmëri gjithnjë e më të larta në aspektin mjedisor të bizneseve. Si rezultat, kjo është një arritje e rëndësishme që bizneset të sigurohen për krijimin e proceseve të cilat prodhojnë sa më pak mbeturina të jetë e mundur dhe klientët të mbeten të kënaqur.

3. Krijon mundësi të reja

Të menduarit për reduktimin e mbeturinave në mënyra të reja nxit bizneset të krijojnë qasje të reja gjithashtu. Shumë biznese, nga shumëkombëshe te bizneset e vogla, janë angazhuar tashmë për përfshirjen e parimeve të ekonominë qarkulluese dhe kanë parë ndryshim të vërtetë.

4. Riciklimi nuk mjafton

Ekonomia Qarkulluese nënkupton gjithashtu rimendimin e materialeve, dizajnit, prodhimit dhe shërbimeve.

5. Pronësia nuk funksionon

Ndarja e shërbimeve dhe marrëveshjet e përmirësimit për produkte të tilla si makinat ose telefonat celularë tregojnë se modeli "blej akses dhe përdor" funksionon, si për konsumatorët ashtu edhe për prodhuesit.

Grupi Intesa Sanpaolo është partneri i parë strategjik për shërbimet financiare të Fondacionit Ellen MacArthur, i cili punon drejt një ekonomie qarkulluese globale. Qendra jonë e Inovacionit financon dhe mbështet ide dhe kërkime të reja mbi këtë temë.

Transformimi në një mënyrë të re të përdorimit dhe ripërdorimit të burimeve nuk është vetëm i mirë për planetin, por është i mirë për të gjithë ne.

 

 

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes

Pesë arsye përse Ekonomia Qarulluese është një zgjidhje fantastike 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0