• No Suggestions Result

PROMOVIMI I ARTIT

Raffaele Mattioli, bankieri që kontribuoi në shpëtimin e hebrenjve të Italisë

Në Arkivin Historik të grupit Intesa Sanpaolo festohet historia e bankierit të njohur për përpjekjet e tij në mbrojtjen e kolegëve hebrenj nën fashizëm.

26/01/2022

Raffaele Mattioli ishte më shumë sesa thjesht një figurë e rëndësishme në Banca Commerciale Italiana (COMIT), një bankë që me kalimin e viteve u bë pjesë e asaj që është sot grupi Intesa Sanpaolo. Në të vërtetë kontributi i tij më i madh për njerëzimin ishte në një sferë krejt tjetër.

I lindur në vitin 1895 në qytetin Vasto-s në bregdetin e Adriatikut të Italisë, Mattioli përfundoi studimet në degën e ekonomisë dhe kreu shërbim në ushtri përpara se të merrte notat më të larta në provimin për t'u bashkuar me shërbimin civil.

Në moshën 27-vjeçare, ai u emërua sekretar i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë të Milanos. Tre vjet më vonë ai iu bashkua COMIT, ku do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij profesionale, duke shërbyer si Kryetar në 12 vitet e fundit deri në daljen e tij në pension në vitin 1972.

Muajt para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore ishin të vështirë për Italinë. Qeveria e Musolinit miratoi një sërë ligjesh famëkeqe me diskriminim racor që transformuan në mënyrë negative jetën e hebrenjve të vendit. Të gjithë fëmijët dhe studentët hebrenj u dëbuan nga shkollat ​​dhe universitetet publike; po ashtu, mësuesit dhe profesorët hebrenj u pushuan nga puna. Masa të tjera përfshinin largimin e hebrenjve nga punët publike, shpronësimin e pronës së hebrenje dhe ndalimin e martesave midis hebrenjve dhe katolikëve.

Ligjet shkaktuan një përzierje të ndjenjave të mosbesimit dhe zhgënjimit. Hebrenjtë italianë, që ishin të paktë në numër, vetëm 48,000 në një popullsi kombëtare prej më shumë se 40 milionë banorësh, kishin reputacionin e të integruarit mirë në shoqëri.

Mattioli e urrente atë që dëshmoi të ndodhte në vendin e tij, duke pretenduar se ishte "si të binte në një humnerë". Megjithatë, ai u zotua të qëndrojë në anën e drejtësisë dhe të "vazhdojë të punojë me sy hapur dhe mendje zgjuar".

Ajo që do të thoshte mbi të gjitha ishte të ndihmonte punonjësit e tij hebrenj në COMIT, ku në atë kohë ai ishte drejtor menaxhues. Banka ishte shtetëzuar jo shumë kohë pas rrëzimit të Wall Street-it dhe në vazhdën e Ligjeve Raciale të vitit 1938 ishte ligjërisht e pamundur që rreth 70 punonjës hebrenj të qëndronin atje. Megjithatë, Mattioli ishte i vendosur të gjente një mënyrë për t'i ndihmuar ata.

Merrni rastin e Antonello Gerbi, kreut të departamentit të kërkimit të COMIT, i cili ishte emëruar nga Mattioli në vitin 1932. Drejtori menaxhues vendosi se mënyra më e mirë për ta mbrojtur atë ishte aplikimi për një vizë në emër të tij për të udhëtuar në Peru.

Arsyeja zyrtare e udhëtimit ishte se Gerbi do të punonte atje me transferim në Banco Italiano në Lima (një bankë në të cilën COMIT zotëronte një aksion të vogël). Me sa duket, ai do të ishte atje për të ndihmuar me një projekt të rëndësishëm që hulumton ekonominë peruane. Gerbi u nis nga Genova në tetor 1938 dhe filloi punën një muaj më vonë.

Ashtu si të gjithë punonjësit hebrenj të COMIT, ai u lirua zyrtarisht nga firma në shkurt 1939. Megjithatë, ai u punësua menjëherë nga Banco Italiano me një kontratë pa afat. Pas luftës, Mattioli do të ripunësonte kolegun e tij të dikurshëm në rolin e tij të vjetër në departamentin e kërkimit kur ky i fundit u kthye në Itali.

Mattioli, "një Hebre nderi"

Mattioli ndihmoi drejtorin qendror të COMIT, Giorgio Di Veroli – i cili u zhvendos në Nju Jork – në një mënyrë të ngjashme. Ai siguroi gjithashtu që shumicës së punonjësve hebrenj të bankës që nuk emigruan, t’iu ofrohej pension i parakohshëm me paketa të shëndetshme financiare. Jo më kot Mattioli e quajti veten "një çifut nderi", një emër që e mbante me krenari.

Shumë nga detajet në lidhje me reagimet e tij ndaj Ligjeve Raciale të Italisë mund të gjenden në Arkivin Historik të Intesa Sanpaolo - Intesa Sanpaolo është banka në të cilën ka evoluar COMIT, pas një sërë shkrirjesh gjatë dekadave.

Vitet e fundit, arkivistët e saj kanë krijuar një inventar dhe kanë publikuar letrat e Mattiolit. “Ajo me të cilën kemi të bëjmë këtu nuk është vetëm memoria korporative e grupit tonë bankar, por një pasuri e paçmuar kulturore publike”, thotë Barbara Costa, drejtuese e Arkivit Historik të Intesa Sanpaolo.

Costa ka prodhuar një video 10-minutëshe rreth Mattiolit të titulluar "Veprimtaria e Raffaele Mattioli në përgjigje të persekutimeve antisemite, përmes burimeve të Arkivit Historik të Intesa Sanpaolo".

"Arkivi na lejon të rindërtojmë veprat e shumta të Raffaele Mattioli në shpëtimin e hebrenjve të Italisë. Ai bëri gjithçka që ishte e mundur njerëzisht për të shpëtuar jetë të pafajshme dhe mjete jetese të vëna në rrezik, duke peshuar të gjitha rreziqet për të ndihmuar njerëz të ndryshëm përpara se të bëhej tepër vonë."

Barbara Costa, drejtuese e Arkivit Historik të Intesa Sanpaolo

Videon e Barbara Costa-s mbi jetën dhe veprën e Mattiolit mund ta shohësh këtu:

https://youtu.be/DeKbagM-JkQ

 

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0