• No Suggestions Result

NXITJA E INOVACIONIT

Intesa Sanpaolo sfidon fintech me prezantimin e një banke dixhitale

Intesa Sanpaolo ka lançuar një platformë bankare dixhitale, të quajtur Isybank, si pjesë e planit të saj të ri të biznesit, e cila po investon 5 miliardë euro në dixhitalizimin e së ardhmes së saj në një përpjekje për të sfiduar fintech.

08/06/2021

Intesa Sanpaolo ka investuar 650 milionë euro në një bankë të re dixhitale në një përpjekje për të konkurruar me fintech, për të synuar rritjen ndërkombëtare dhe për të ulur kostot. Lëvizja është një element kyç i Planit të Biznesit 2022-2025 të grupit Intesa Sanpaolo, i cili ka dedikuar një shumë prej 5 miliardë eurosh për teknologjinë dhe rritjen – 650 milionë euro nga të cilat janë për Isybank-un e ri. Figurës të cilit i është deleguar përgjegjësia e transformimit dixhital të grupit Intesa Sanpaolo është Massimo Proverbio, Drejtori i Grupit IT, Dixhitalizimit dhe Inovacionit. "Ne po kalojmë nga një bankë tradicionale në një platfromë e cila realizon një zgjidhje të gjithanshme, me 30% të shitjeve tona të bëra në mënyrë dixhitale," thotë Proverbio.

"Tani jemi në nivelin e pjekurisë ku po fillojmë të mendojmë si një sfidues dixhital ndaj fintech dhe jo më vetëm si drejtues ekzistues të tij. Dhe Isybank po shkon në atë drejtim."

Massimo Proverbio, Drejtori i IT, Dixhitalizimit dhe Inovacionit, grupi Intesa Sanpaolo

“Dixhitalizimi është mundësia për të ndryshuar mënyrën se si ndërveproni me një klient. Bëhet fjalë për zgjidhje të thjeshta dhe ndërveprim të thjeshtë me përdoruesit.”

Krahas konkurrencës me fintech, objektivat kryesore të Isybank janë të ndryshojë modelin e operimit të bankës italiane, të synojë rritjen ndërkombëtare dhe të krijojë një platformë të re për të gjithë klientët personalë të grupit.

Intesa Sanpaolo ka zgjedhur “Thought Machine”, një kompani kryesore e teknologjisë bankare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, për të fuqizuar shërbimin e saj të ri. Isybank fillimisht do të synojë mbi 4 milionë klientët e grupit që preferojnë kanalet dixhitale në vend të degëve, dhe qëllimi është që gradualisht të vendosë infrastrukturën e bazuar në cloud të “Thought Machine” për t'i shërbyer nëntë milionë klientëve të mbetur italianë të Intesa Sanpaolo, të cilët do të mbeten nën markën e vjetër.

Si rezultat, Intesa Sanpaolo po zëvendëson teknologjinë e saj kryesore të bazuar në kompjuter me infrastrukturë cloud, duke investuar 5 miliardë euro në transformimin dixhital të bankës, një lëvizje që do të përfshijë punësimin dhe rikualifikimin e 4,000 njerëzve.

Një element kyç i transformimit dixhital të Intesa Sanpaolo është zhvillimi i makinerive inteligjente përmes parimeve të inteligjencës artificiale (IA). Vendosja e teknologjisë si një kompetencë thelbësore e planit të ri të biznesit të Intesa Sanpaolo, po ndihmon në tërheqjen e njerëzve të rinj në Intesa Sanpaolo, të cilët do të vazhdojnë ta çojnë biznesin përpara.

Ndryshimi është motori i biznesit tonë. Niveli i gëzimit në kompaninë tonë ishte fantastik kur u publikua plani i ri industrial dhe Carlo Messina, DPE i Intesa Sanpaolo tha se ne jemi këtu për të ndërtuar bankën e 20 viteve të ardhshme.

Dëgjoni podcast-in për të mësuar më shumë.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0