• No Suggestions Result

NXITJA E INOVACIONIT

Projekti Skyrocket ka hedhur bazat për një epokë të re në sektorin bankar

Inovacioni dixhital është në qendër të qasjes së grupit Intesa Sanpaolo ndaj bankave. Tani një projekt i ri pesë-vjeçar cloud në bashkëpunim me kompanitë Google dhe TIM synon të provojë se çfarë mund të arrijë banka përmes përqafimit të inovacionit.

30/03/2023

Skyrocket është një projekt që lidhet me arritjen e një qëllimi ambicioz: krijimin e dy rajoneve të reja cloud, të cilat do të vihen në funksion nga kompania Google, në Torino dhe Milano. Këto rajone cloud do të përmirësojnë shërbimet dixhitale që grupi Intesa Sanpaolo ofron.

Do të nevojiten dy vite që rajonet cloud, të organizuara nga gjigandi italian i telekomunikacionit TIM, të kenë përfunduar, duke siguruar që banka të jetë në nivelin e duhur për të arritur objektivat e saj të biznesit, në drejtim të zgjerimit dhe rregullimit të shërbimeve të saj bankare dixhitale dhe angazhimit ESG ndaj ekonomisë së gjelbër.

“Qasja e parë me “renë kompjuterike” (cloud) do të promovojë iniciativa të reja dixhitale dhe do të rrisë aftësitë cloud të njerëzve të bankës.” thotë Nicola Carotti, Drejtues i Qendrës së Ekselencës së Cloud të Intesa Sanpaolo.

Më shumë se 12 milionë klientë tashmë po përfitojnë çdo ditë nga përdorimi i kanaleve dixhitale të Intesa Sanpaolo, përfshirë aplikacionin e saj bankar të vlerësuar me disa çmime. Nëpërmjet Skyrocket, banka synon të lartësojë më tej këtë sukses.

Projekti cloud është një ndërmarrje e madhe e menaxhimit, sigurisë dhe qeverisjes së të dhënave. Qëllimi është të krijohet një organizatë më e thjeshtë, më e gjelbër dhe më efikase që mund të sigurojë një bankë të re tërësisht dixhitale përmes cloud.

"Teknologjia Cloud është një shtyllë qendrore për strategjinë e bankës dhe planin e ri të biznesit. Grupi Intesa Sanpaolo ka filluar prej disa vitesh rrugën e dixhitalizimit të shërbimeve të saj. Me planin e ri industrial, ne duam të lançojmë një bankë të re, tërësisht dixhitale, me funksionalitet të ri, shërbime të reja dhe aftësi për të zvogëluar dhe rritur infrastrukturën"

Nicola Carotti, Drejtues i Qendrës së Ekselencës së Cloud të Intesa Sanpaolo

Platforma e re bankare dixhitale e bankës, Isybank, është pjesë e planit të saj të biznesit 2022-2025. Isybank do t'u ofrojë 4 milionë klientëve në Itali një gamë të gjerë shërbimesh bankare dixhitale, duke sjellë një ulje strukturore të kostos për Grupin.

Intesa Sanpaolo bëri një investim prej 40 milionë pound në kompaninë teknologjike Thought Machine për të ofruar një motor bankar bazë, Vault Core, i cili do të fuqizojë Isybank. Banka tani po shqyrton zgjerimin e platformës së Thought Machine në infrastrukturën e saj më të gjerë, ndërsa ajo vazhdon të investojë shumë në transformimin dixhital, duke zëvendësuar teknologjinë e bazuar në mainframe dhe duke kaluar në infrastrukturën cloud.

Duke përdorur teknologjinë e Google, banka është inovative në qasjen e saj ndaj qendrave të reja të të dhënave, duke përdorur shërbimet e Inteligjencës Artificiale për të përmirësuar operacionet, ndër iniciativat e tjera. Bazimi i strukturës cloud në Itali pranë qendrës bazë të Intesa Sanpaolo do të mundësojë një shërbim edhe më të mirë.

Projekti Skyrocket do ta vendosë Intesa Sanpaolo-n në rrugën e transformimit inteligjent, ndërkohë që do të vazhdojë të mbështesë parimet themelore të bankës për ofrimin e produkteve cilësore që mbështesin rritjen e shoqërisë – qoftë në biznes, banking-un personal apo ekonominë qarkulluese.

Tekologjia cloud do të rrisë mbrojtjen e bankës në të ardhmen dhe do të ofrojë funksione të reja për klientin. Dhe do të mbështesë qëllimet e ESG-së në planin e biznesit.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0